SPAK i bllokon pasaportën Sali Berishës dhe i ndalon daljen nga Shqipëria

Pasaporta e ish-kryeministrit Sali Berisha është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar nga Shqipëria. Ky vendim vjen pas akuzave ndaj tij për ‘’Korrupsion pasiv’’ pasi akuzohet se ka ndikuar në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Po ashtu, me urdhër të SPAK është prangosur sapo ka mbërritur në Rinas, nga Mynihu i Gjermanisë, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Mbi këtë të fundit rëndojnë dy akuza të rënda, si korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në Tiranë, në zonën e 21 Dhjetorit. Në pranga bashkë me Malltezin është dhe ndërtuesi i kullave në kompleksin ‘’Kontakt’’, shtetasi Fatmir Bektashi.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaccme ka kërkuar nga hetuesit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore që të sekuestrojnë pasuritë e Jamarbër Malltezit.

Përsa I përket Sali Berishës, togat e zeza kanë pranuar kërkesën për ‘’Detyrim paraqitje’’, për shkak të moshës së tij, duke e akuzuar për veprën penale të korrupsionit. Ish-kryeministri, ka lajmëruar konferencë urgjente në orën 21.00 dhe do t’i drejtohet publikut.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë I pari ish-president I Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Scroll to Top