Historiani: Konsideronin Skënderbeun mbret, lidhja e stemës së Kastriotëve me kishën e Himarës

Historiani Pëllumb Xhufi ka hedhur dritë mbi të vërtetat e hershme të qytetit të Himarës, një temë e cila ka ngjallur shumë debat edhe rishtazi nga pretendimet e palës greke.

I ftuar në Repolitix, me gazetarin Denis Minga, Xhufi sjell dokumente të cilat ai i kishte veçuar për të faktuar që himarjotët janë popull shqiptarë e faktuar edhe nga historia. Fillimisht, historiani u kujdes të rrëzonte argumentet e identifikimit të himarjotëve si grek për shkak se flasin gjuhën helene. Xhufi sqaroi se Himara ka qenë dhe është një vend që prej shekujsh ka pasur shkëmbime tregtare edhe me Italinë, madje qysh prej vitit 1700 një pjesë e mirë e himarjotëve fliste edhe italisht, për shkak të marrëdhënieve tregtare kryesisht me Venedikun dhe Napolin.

‘Kjo rrëzohet sepse familjet himarjote, të Himarës Dhërmiut dhe Palasës ku flitet greqishtja në të cilat më 1700 është folur italishtja si gjuhë e dytë, për raportet tregtare me Venedikut dhe Napolit.

Familjet ndiqen kohë pas kohe, vit pas viti dhe janë të njëjtat familje. Himara është një zonë e mbyllur që është e vështirë të kalohet. Kështu që ka qenë e tillë dhe nuk ka qenë një vend që të priste, lëvizjet e himarjotëve dhe shkëmbimet janë vetëm me zonat që janë ngjitur, me zonën e Labërisë. Ajo që është quajtur Arbër rreth 60 fshatra dhe mbijeton e sot e kësaj dite ky term në zonat e Labërisë.’- tha ai.

Një dëshmi e pamohueshme është edhe stema e Skënderbeut e pranishme në Kishat e Himarës.

Historiani shpjegon se stema është bërë më 1481 në kryengritjen e djalit të Skënderbeut, Gjon Kastrioti, i cili i shoqëruar nga himarjoti trim, Krokodil Klada fituan bindshëm dhe morën peng beun otoman. Kjo lidhje e himarjotëve me familjen Kastrioti evidentohet edhe me faktin se e kanë konsideruar Skënderbeun mbret, ndonëse ky i fundit nuk arriti ta merrte këtë titull sepse vdiq.

‘Në këtë kishë mblidheshin kryepleqtë e Labërisë, kur shkruheshin letrat e kancelaritë e vendeve të tjera. Kjo është bërë në 1481 kur në Himare ka ardhur djali i Skënderbeut Gjon Kastrioti i shoqëruar me një himarjot Krokodil Klada. Dhe në këtë kryengritje të drejtuar nga Gjon Skënderbeu u arrit një fitore e madhe se u kap peng beu otoman. Kjo tregon lidhjen që kishte Himara me familjen Kastrioti. Himarjotet e u quanin Skënderbeun mbret.’- tha Xhufi për Report Tv.

Lidhur me deklaratat të cilat e konsiderojnë Himarën greke, Xhufi tha se pas Krujës, Himara ka patur një rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë, ku konsiderohej si qendra e kryengritjeve.

‘Vijnë njerëz nga jashtë që duan ta bëjnë këtë, pas Krujës, Himara ka qenë qendra e kryengritjeve. Himara e ka njohur pushtetin osman, qeveritari osman për herë të parë është ndalur në Sasaj. Ali Pasha ndërtoi edhe atë kështjellën e bukur, që ka qenë shenjë e sovranitetin e tij mbi territorin. Himarjotët kanë qenë luftarak, kishin raporte me botën e jashtme.

Bilinguizmi dialekti e kupton që himarjotet e flasin shqipen njëjtë si shqiptarët e Labërisë, nuk ndodh me ata në Dropull.’- vijoi ai.

Scroll to Top