KRENARI / Jasir Asani: Nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar

Shqipëria po kalon një super moment teksa është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024. Një kualifikim që është ripërsëritje e historisë së asaj të 2016.

Një nga protagonistët kryesorë të kësaj Kombëtareje është padyshim futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani. Sulmuesi mëngjërash po kalon gjithashtu një moment fantastik teksa me golat e tij po i mahnit të gjithë.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Asani nuk e fsheh dashurinë e tij të madhe që ka për kombin shqiptar.

“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar ❤️❤️”, shkruan 28-vjeçari.

Scroll to Top