Blendi Fevziu shpërthen me të drejtë: Kush i demtoi mbishkrimet antike te Grames?
Postimi i Blendi Fevziut:
Kush i demtoi mbishkrimet antike te Grames?
Nje video qe me derguan dje deshmon se mbishkrimet historike te Gjirit te Grames jane demtuar me qellim. Tentativa per te mesuar se kur ka ndodhur kjo ishte e pasuksesshme. Me gjase mund ti takoje nje kohe kur aty nuk ka vizitore dhe as sherbime, por kurdo qe te kete ndodhur, eshte nje krim mbi trashegimine dhe historine tone. Thuajse 1500 mbishkrimet e Grames jane 2400 vjecare. Ato deshmojne pozicionin e rendesishem gjeografik dhe historik te Shqiperise; deshmojne pranine e personave te rendesishem boterore ne kete zone dhe jane po ashtu nje atraksion i rendesishem historik. Por monumenti qe mbijetoi 24 shekuj, duket se nuk po i shpeton dot dores vandale te kushedi kujt te papergjegjshmi. Autoritetet duhet te gjejne menyren per te ruajtur nje monument te tille, i cili per hir te se vertetes eshte shume i ekspozuar dhe i veshtire per t’u vezhguar. Ai demtim nuk eshte thjeshte ndaj nje monumenti, ai eshte nje demtim per secilin nga ne. Do na vije turp nga femijet qe dicka gje qe u ruajt 24 shekuj ne s’po e ruajme dot 24 vjet. @elva.margariti @mirelakumbaro