Bamir Topi: Berisha arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit në 2008, sot qahet kot! Opozita nuk ekziston! Rama luan sepse s’ja ka nevojën askujt

Ish presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën ka pasur qëndrime kritike sa i përket opozitës. Për të opozita nuk ka ditur të jetë e tillë, duke i dhënë më shumë pushtet kryeministrit Edi Rama.

“Në rastin e Bashës jemi në kushtet kur kemi një politikan relativisht të ri në moshë. A e kupton që Rama sot luan në këtë mënyrë sepse s’ja ka nevojën askujt. S’ka opozitë, parlamentarizmi nuk ekziston sepse nuk ekziston opozita. Këta s’kanë ditur të bëjnë opozitë. Sot mënyra sesi kryeministri sillet është bërë gati një endacak botëror, që i kushton shumë rëndësi ekzibicionit të paraqitjes në fund fare mbesin problemet në Shqipëri të pambyllura. Ti që je lider botëror ti ke në gjendjen më skandaloze hipotekat. Ndërkohë që ti nuk zgjidh problemin e pronave ti i takson. Kë po takson njerëz që janë të penalizuar. Taksimi fillon kur formalizohet prona, ekonomia. Dy janë intensionet e këtij ti lypë botës para dhe të shtojë pafundësisht regjimin e taksave. Sa ngriti kokën turizmi ai tha do u rris taksat. Ai ka plotësisht të drejtë që e bën këtë sepse asnjë kryeministër në botë s’do e bënte këtë në rast se do ishte i shqetësuar. E bën këtë edhe sepse nuk ka opozitë”, tha ai.

Për Sali Berishën tha se është arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit.

“Berisha është politikani më jetëgjatë më me eksperiencë ka kaluar situata nga më të çuditshmet por asgjë nuk e ka bërë nën detyrim, çfarë e ka realizuar e ka bërë me vullnet të plotë. Pas Gërdecit që është ngjarje e riakutizuar ka qenë samiti i Natos në Bukuresht ku Shqipëria priste që të merrte ftesën për anëtarësim ishte ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë ndërkohë që ka pasur hamendësime nga opozita e kohës që pas shpërthimit të Gërdecit Shqipëria nuk e meriton të anëtarësohet por qe vullneti i SHBA që e ftoi Shqipërinë. Pas kthimit nga Bukureshti fillon një proces i errët. E bëra këtë analizë për t’u kthyer te ato ditë, për t’i thënë Berishës nëse ke harresë për atë gjë kujtohu se ti je arkitekti i kësaj gjëje. Në orët e mesditës të 15 marsit Edi Rama i vendos Berishës dorën në qafë një pamje që është komentuar gjatë. Unë komentoj momentin kur nga komisioni i ligjeve në parlament fillojnë dhe dalin propozime të çuditshme. Një deputete e PD hodhi një ide interesante për ndryshimet kushtetuese thoshte se çdo dekret i presidentit duhet të kundërfirmoset nga kryeministri. Ajo ishte zëri i tij, por arkitekti ishte ky. Dhe fillon një proces i ndryshimeve kushtetuese që hodhi përtokë të gjithë mënyrën demokratike të zgjedhjeve. Kur bëhet dot kjo thirrje është thirrje nga halli. Më shumë se kushdo tjetër ai e di mirë se është në ato kushte që s’ka më rikuperim. Sot qahet kot”./Shqiptarja.com

Scroll to Top