VIDEO / Skandaloze në Kosovë, babai i Adrion Pajazitit sulmohet dhe quhet “tradhtar” pse djali i tij zgjodhi Shqipërinë
Qefmbetjet e shqiptarëve të Kosovës, për shkak se disa futbollistë nga Kosova kanë zgjedhur të luajnë me kombëtaren shqiptare, kanë kaluar në një nivel tjetër ofendimesh, përplasjesh dhe akuza të rënda.
Një përplasje ka ndodhur në emisionin “RTV Dukagjini”, teksa babai i Adrion Pajazitit është përballur me kritika të shumta për djalin e tij pasi la Kosovën për të qenë pjesë e Shqipërisë. Pastaj fjalët e trajnerit Tahir Batatina, janë për të vendosur duart në kokë dhe në kufijë e së pabesueshmes.
“Ta doje Kosovën ti rrije këtu dhe nuk kërkoje parat. Le ti marrë paratë djali jot dhe shkoftë në Shqipëri e në Barcelonë të luaj. Nëse do të luajë te Shqipëria, të vazhdoj, e ka rrugën të hapur. Por mos të kthehet pastaj si rasti i Januzaj që ngeli pa kombëtare fare”, tha Batatina.