Mbi tradhtinë e despotit serb Gjergj (Gjurg) Brankoviç
Bujar Kule
Ndryshe nga ekspedita e parё, kёsaj radhe, Vladislavi, Mbreti i Hungarisё dhe Polonisё, mbasi mori nga papa premtimin se do tё kishte mbështetjen e tё gjithё sundimtarëve tё krishterё tё Evropёs Perёndimore, shpalli nё vitin 1443, thirrjen e njё kryqёzate qё do tё kishte si qёllim pushtimin e tё gjitha territoreve qё shteti otoman zotëronte nё Evropё.
Kronistët e kohës, në mënyrë thuajse mallëngjyese, përshkruajnё sesi Gjergj Brankoviçi, trashëgimtari i perandorisë së lavdishme Serbe, në krye të 800 ushtarëve i ishte bashkuar ushtrisë kryqtare të krijuar jo vetëm nga trupat polake dhe hungareze te cilave iu printe Vladislavi por edhe atyre të shumë fisnikëve të tjerë nga Gjermania, Kroacia dhe Bosnja.
Meqё vetё Murati sё bashku me pjesën dёrrmuese tё ushtrisё otomane gjendej në luftën kundër emirit të Karamanisë (rival i otomanëve në luftën për zotërimin e Azisë së Vogël), shpresat në fitoren përfundimtare tё kryqëzatës ishin të mëdha. Sulmi i suksesshëm i reparteve tё ushtrisë kryqtare që udhëhiqeshin nga Voivoda i Transilvanisë Janosh Huniadi (Iancu de Hunedoara) mbi territoret e shtetit otoman, do t’i shndërronte këto shpresa në bindje. Pjesa më e madhe e territoreve të Despotatit të Serbisë u çlirua, dhe pranё qytetit tё Nishit, kryqtarët arritën një tjetёr fitore të bujshme kundër ushtrisë otomane. Por, aq papritmas, pas çlirimit të qytetit të Sofies, marshimi i kryqtarëve u ndal. Përse? Flitej se një ushtri turke e udhëhequr nga vetё Murati po i drejtohej me shpejtësi ngushticës se Dardaneleve që ndante Azinë nga Evropa. Ky lajm i pabesueshёm u ndoq nga ardhja e njё lajmi tё dytë akoma edhe mё i pabesueshёm. Ushtria otomane e udhëhequr nga Murati, jo vetёm qё kishte kapёrcyer Dardanelet, por madje, zot na ruaj, kishte kapërcyer edhe brigjet veriore tё Danubit.
Duke parë hezitimin e kryqtarëve pёr tё sulmuar, Murati, që nuk dëshironte aspak të pёrsёriste gabimin e Bajazitit, pra, të përfshihej në një betejë, përfundimi i së cilës mund të përcaktonte jo vetëm të ardhmen e zotërimeve otomane në Evropë por edhe vetë fatin e shtetit otoman, vendosi të zgjidhte një tjetër rrugë…
Në pranverën e vitit 1444, Gjergj Brankoviçi u takua në fshehtësi me të dërguarit e sulltanit qё i propozuan njё marrëveshje. Nёse ky (Gjergj Brankoviçi) sё bashku me trupat serbe e braktiste kryqёzatёn dhe pranonte tё ishte vetёm vasal i shtetit otoman, Murati nё kёmbim, do t’i rikthente tё gjitha territoret qё i kishte pushtuar. Cila ishte pёrgjigja e Despotit tё Serbisё?
Çuditërisht, Gjergj Brankoviçi harroi gjithçka!
Harroi…
Babanё e vdekur nё njё burg otoman. Djemtё e verbuar me urdhёr tё Muratit. Betimin qё kishte dhёnё mbi Biblёn e Shenjtё, se do t’i ngelej besnik qёllimeve tё kryqëzatës edhe nё shkëmbim tё jetёs. Harroi se po i kёrkohej tё tradhtonte pikёrisht atё kryqёzatё, shkak pёr organizimin e sё cilёs, ishte bёrё pushtimi nga otomanët i territoreve tё shtetit të tij (Despotatit tё Serbisё), thirja pёr ndihmё që vetë ai, në emër të Biblës së shenjtë, Krishtit, Shën Mërisë dhe të gjithë Shenjtorëve, i kishte drejtuar të krishterëve të Evropës, dhe…
Pranoi propozimin e Muratit!
Tradhtia e “papritur” e Despotit të Serbisë, dërrmoi moralin e kryqtarëve. Ai, Gjergj Brankoviçi, despoti i Serbisё qё nё emёr tё Krishtit dhe Biblёs sё shenjtё, ju ishte lutur tё merrnin armët e ta mbronin, ishte bashkuar me armiqtë.
Në këtë gjendje, i zhgënjyer edhe nga ndihmat e pakta ushtarake qё i erdhёn Evropa, Mbreti Hungarisë e pranoi propozimin e Muratit qё tё zgjidhnin gjithçka paqësisht me anën e bisedimeve.
Në qershorin e vitit 1444, nё fortesën e Szegdinit, Murati II i premtoi Vladislavit, rikthimin e të gjitha territoreve që otomanët i kishin pushtuar Hungarisë. Vladislavi pranoi dhe të dy sundimtarët, njëri mbi Kuranin e shenjtë dhe tjetri mbi Biblën po aq të shenjtë, u betuan që pёr dhjetë vjet nuk do ti shpallnin luftё njёri-tjetrit, por, paqja e nёnshkruar nё Szegdin, nuk i pёlqeu Papёs Eugjeni IV. Mbas fitoreve tё kryqtarëve nё betejat Nishit dhe Sofies, nёnshkrimi i njё traktati të këtillë paqeje, i ngjau Papës i pakuptimtë. Disa muaj mё tutje, Eugjeni IV, e bindi mbretin e Hungarisё dhe Polonisё, tё harronte betimin qё kishte bёrё mbi Biblёn e shenjtё dhe të vazhdonte kryqёzatёn kundёr otomanёve.
Nё kёrkim tё aleatёve pёr tё vazhduar kryqёzatёn, mbreti i Hungarisё i kёrkoi edhe Gjergj Brankoviçit tё bashkohej nё luftёn e shenjtё kundёr otomanёve. Gjergj Brankoviçi jo vetёm qё nuk pranoi, por madje, i kёrkoi mbrojtёsit tё tij tё dikurshёm, që ushtritë e krishtera të mos kalonin nëpër territoret e Despotatit të Serbisë. Nё tё kundёrt… Nё tё kundёrt, pёrpara se tё ndesheshin me turqit myslimanë, kryqtarët do tё pёrballeshin me serbёt e krishterё.
Të njëjtin qëndrim armiqësor ndaj kryqёzatёs mbajti edhe Perandori i Kostandinopolit.
Fragment nga libri “MIDIS KRYQIT DHE GJYSMËHËNËS”
Beteja e dytë e Fushë Kosovës
17 Tetor 1448 – Fillon Beteja e dytë e Fushë Kosovës midis forcave të Perandorisë Osmane nën udhëheqjen e sulltan Muratit, dhe koalicionit hungarez, shqiptar, rumun (Vllahia) dhe kryqtarë, të udhëhequr nga Janosh Huniadi. Ashtu si në Betejën e parë të Fushë Kosovës më 1389, ballkanasit do të humbisnin. Beteja zgjati 3 ditë, dhe osmanët, korrën fitore vendimtare duke shuar përgjithmonë shpresat e të krishterëve se ky rajon do të dilte ndonjëherë nga sundimi osman. Beteja e dytë e Fushë Kosovës ishte në vazhdën e fitoreve të sulltan Muratit, fillimisht ndaj kryqtarëve në Varna me 1444; pushtimit të Moresë (Peloponez) me 1446; dhe sulmi ndaj princit shqiptar Gjergj Kastriotit -Skënderbe, i cili arriti t’i rezistojë. Beteja e dyte e Fushe Kosovës ishte rezultat i përpjekjeve te Huniadit për të bashkuar forcat me Skënderbeun, por pa sukses. Por nga kjo humbje, Skënderbeu doli i paprekur, pasi nuk arriti dot në kohë në Fushë Kosovë. Historianët thonë se Skënderbeu u vonua nga princi serb Brankoviç, i cili nuk e lejoi të kalonte nëpër despotatin e tij.
Kur Skënderbeu mësoi se beteja morri fund dhe forcat e koalicionit ishin thyer keqaz, ai i zemëruar u lëshua me trupat e tij nëpër territoret e Brankoviçit duke djegur e shkatërruar çdo gjë. Në fakt, Skënderbeu nuk dinte një gjë tjetër; se në Betejën e Fushë Kosovës, Brankoviçi kishte kaluar në anën e sulltanit, pas grindjes me Huniadin se kush prej tyre duhej të udhëhiqte koalicionin – Huniadi i kishte ofruar Brankoviçit postin e nënkomandantit por ky e hodhi poshtë me përbuzje dhe nga inati u bashkua me trupat e Sulltan Muratit. Pas fitores në Betejën e dytë të Fushe Kosovës, 1448, Sulltani shkoi në Adrinopojë, për t’u kthyer vetëm pas disa muajsh, në pranverë, me një ushtri prej 80-mijë trupash – dhe me armën e tij të re (topat me gjyle) – për të larë hesapet me Skënderbeun, i cili tashmë dukej i vetëm.
Përgatiti Elis Buba/usalbanianmediagroup