Mometet që si keni parë: Rama i ftohtë me Kurtin vetëm ia zgjatë dorën, kurse Abazoviqit i jep përqafim të ngrohtë
Shumica e liderëve që do të marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, tashmë kanë arritur në Tiranë.
Rreth orës 11:00 ka nisur edhe pritja e tyre para kryeministrisë nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Tashmë në ndërtesën e kryeministrisë ka arritur edhe kryeministri Albin Kurti.
Rama dhe Kurti i shtrënguan vetëm dorën njëri tjetrit, ndërkaq një afirmimet më të ngrohtë Rama tregoi me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim.
Kujtojmë se Rama dhe Kurti janë komentuar shpesh herë për raportet e tyre të ftohta. Së fundmi një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku të dy kryeministrat u panë larg njëri-tjetrit.
Rama i dha një pritje më të afërt kryeministrit në detyrë të Malit të Zi.