Solange d’Angely, mjekja shqiptaro- franceze dhe lidhjet e saj me Shqipërinë
Denata Rroji
Në moshën 20 vjeçare, Solange u diplomua në degën “fizikë-kimi-biologji” në Fakultetin e Shkencave në Paris. Dhe në 1953, ajo u regjistrua në vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë në Paris,falë rezultateve të shhkelqyera fitoi bursë studimi. Më 26 tetor 1965, ajo përfundoi me sukses Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Parisit shoqëruar me certifikatën e studimeve me specialitet pediatrinë, e cila i dha asaj statusin e specialistit në pediatri.
Më 8 qershor 1966, ajo mbrojti tezën e saj mbi “Apneat e foshnjave të parakohshme” dhe në të njëjtën ditë mori diplomën shtetërore të doktorit të mjekësisë.
Solange d’ANGELY dhe Shqipëria e saj
Më 15 qershor 1971, Dr. Solange d’Angely erdhi në Shqipni me nanën e saj, Maria Bënja, e cila u kthye për herë të parë në vendin e saj të lindjes, të cilën ajo nuk e kishte parë që nga viti 1924. Nanë dhe bijë u prekën shumë nga situate e Shqipërisë së asaj kohe. Por vetëm në vitin 1991, me ranien e diktaturës komuniste, Dr Solange d’Angely vendosi të rikthehej me ide të qarta, me një përkushtim prej idealisteje për tí dhuru vendit amë energjinë e saj të mbledhun ndër vite, në pamundësi për me e dhanë, atë ndihmë që veçanërisht fëmijët e vegjël të sëmurë kishin nevojë.
Në vitin 1991, ajo themeloi shoqatën e parë humanitare, e cila u qujt “Bashkëpunimi Arsimor dhe Mjekësor për Fëmijët e Shqipërisë” me akronim CEMPEA. CEMPEA synonte të jepte kontribut në fushat: e shëndetit, arsimit dhe trajnimit, për të përmirësu kushtet e jetesës së fëmijëve në Shqipëri.
Po në këtë vit, Dr. Solange d´Angely organizoi “Ditët e para Pediatrike Franko-Shqiptare” në Tiranë (Shqipëri), nën mbikëqyrjen e Këshillit të Evropës dhe në bashkëpunim me pediatrinë shqiptare si dhe të ndihmesës së pakufi të atashesë së kulturës në Ambasadën Franceze në Tiranë zonjës Evelyne Noygues .
D´Angely, shumë shpjet u bë aktorja kryesore në organizimin e kongreseve pediatrike, të cilat ndoqën njëra -tjetrën nga viti 1992- 2007 për të promovua mjekësinë, forcu shkëmbimet mes kolegëve francezë me ato shqiptarë. Gjithashtu CEMPEA, në drejtimin e Dr. Solange d´Angely, arriti të mbledhë dhe bashkojë energjitë e partnerëve të shumtë për të shpërndarë ndihma humanitare me ilaçe dhe pajisje mjekësore, rroba dhe qumësht, nga 1992 -1996.
Kjo grua e fuqishme, me një personalitet të admirueshëm dhe të besueshëm që kishte krijuar ne shoqërinë e lartë franzeze, në rrethet intelektuale, te profesorët e mjeksisë si dhe në rrjetet administrative, kjo grua me zemër të madhe, organizon pritjen e fëmijëve shqiptarë në spitalin De Paris për vite të tëra, duke fillu nga viti 1993- 2004, për kujdes të specializuar që nuk mund t’ju ofrohej në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, vizionarja Dr. Solange d´Angely, nëpërmjet CEMPEA, vokumin e mungesës së specialiteteve në mjeksinë shqiptare, arrin ta plotësojë duke siguruar mundësi trajnimi të disa pediatërve shqiptarë në Francë në fushat e gjenetikës molekulare dhe të biologjisë, reumatologjisë, pediatrisë dhe imunologjisë.
E ndër arritjet e saj më të mëdha, që mjeksia dhe populli shqiptar i përulet është se siguroi mbështetjen vendimtare në lidhje me ekzaminimin që në paralindje të diagnozës të beta-talaseminë, sëmundjes gjenetike që prek 10% të popullsisë në Shqipëri, si dhe arriti në bashkëpunim me autoritete shqiptare të përurojë të parin laborator të biologjisë molekulare dhe gjenetikës, brenda qendrës spitalore universitare (CHU) të “Nëna Tereza” në Tiranë në vitet 2005.
Kontributi madhështor i Dr. Solange d´Angely nuk njeh pengesa as kufinj të ndarë mes tokave shqiptare, nga viti 2007 ajo udhëhoqi projektin në mbështetje të fëmijëvë nga Shqipëria dhe Kosova me patologji komplekse duke iu mundësuar prindërve të tyne të merrnin shërbim të specializuar nga profesionistë francezë të kujdesit shëndetësor.
E emëruar me dekret në Gazetën Zyrtare franceze, më 1 Janar 2010, Dr .Solange d’Angely u dekorua me Kryqin e Kalorësit të Legjionit të Nderit franceze nga Profesor Gérard Lenoir, më 5 maj 2010, për iniciativën e saj qytetare në fushat e shëndetësisë, arsimit , aksion social dhe humanitar.
Asnjë nga Presidentët shqiptarë nuk u kujtua tí dekorojë kësaj misionareje urdhër mirënjohjeje. I përulemi kësaj zonje të klasit francez e me zemër shqiptare, rrethuar dhe me mirënjohjen tonë të thellë, por të pamundur deri më tani edhe institucionalisht.