‘Njerëzit kanë shkuar të sëmurë dhe kanë dalë të shëruar’! ‘Manastiri i mrekullive në Piqeras

Kjo rrugë që besimtarët e krishterë e përshkojnë në këmbë dhe zbathur të çon në manasitrin e Shën Marisë së Kremesovës. Ndodhet në Piqeras dhe është ndërtuar në fund të shekullit 17.

Pasi ngjitesh në objektin e kultit, pamja nga kodra ku ndodhet është mbreslënëse.

Kisha përfaqëson qendrën kompozicionale të manastirit, nga ndërtimet e të cilit kanë mbetur në gjendje gjysmë të rrënuar konakët në anën veriore dhe jugore ndonse qysh nga viti 1970 mban statusin e “Monument Kulture”.

Në kohën e ndërtimit, në vitin 1672, u vendos të ndërtohej disa metra më poshtë vendndodhjes së sotme, në një lëndinë të vogël të quajtur “Sheshi i Krisjes”. Sipas gojëdhënës, banorët tregojnë se natën shfaqej një dritëz si e kandilit, që ngjitej nga “Sheshi i krisjes” tek Lisi i Ballit duke ecur shpatit të malit deri tek vendi ku manastiri është ndërtuar sot.

Kristina, një prej banoreve të Piqerasit tregon se vjen shpesh në këtë manastir, për t’u lutur dhe ndezur qirinj. Edhe turistët janë të shumtë, jo vetëm në verë, por edhe përgjatë dimrit. Banorë të tjerë e cilësojnë si manastiri i mrekullive.

Tregojnë se jo pak njerëz kanë shkuar të sëmurë dhe kanë dalë prej aty në gjendje të mirë shëndetësore. Manasitri i Shën Marisë së Kremesovës është një nga tre manastiret që ndodhen në Bregdetin e Poshtëm të rivierës shqiptare dhe që mban emrin e Shenjtores Mari. /abcnews

Scroll to Top