“Nuk ka mundësi që tẽ na “shqyejё” Shqipëria”, titullari i Çekisë është i bindur për strategjinë: Duhet të shënojmë golin e parë dhe pastaj shpejt të dytin

Përfaqësuesja e Çekisë vjen në Tiranë me objektiv fitoren. Edhe pse ka një ndeshje më pak të luajtur dhe një barazim gjithsesi do t’i bënte punë, çekët kërkojnë të sigurojnë pikët e plota në ”Air Albania” përballë Shqipërisë që kryeson grupin dhe duken të bindur se mund t’ia dalin.

Këtë e shpreh qartë qendërmbrojtësi Jakub Brabek, i cili para gazetarëve sot ka theksuar se skuadra e di se çfarë duhet bërë ndaj kuqezinjve.

“Ne kemi luajtur tashmë një ndeshje me ta dhe e dimë se çfarë po kalojmë. Nga pikëpamja taktike, ndeshja nuk do të jetë shumë e ndryshme si nga ne, ashtu edhe nga kundërshtari. Besoj se do të tregojmë cilësi dhe do t’i zgjidhim disa situata më mirë se në shtëpi dhe kjo do të na çojë në një fitore të rëndësishme. Ne e dimë se ku kishin mangësi dhe mund të përfitojmë nga kjo.

Ne e pamë ndeshjen e tyre kundër Polonisë dhe nuk kishte shumë dallime. Ndeshja nuk shkoi mirë për polakët, por kishte hapësira të ngjashme si në ndeshjen me ne. Pres një atmosferë të stuhishme në Shqipëri, do të duan të përfitojnë nga ambienti i fushës së tyre. Por unë besoj se ne nuk jemi një skuadër që vihet poshtë nga ulërimat. Nëse e kapim ritmin në fillim, mund ta dominojmë lojën dhe më pas bëhet fjalë për golat.

Trajneri ka thënë që Shqipëria mund të na “shqyejë”? Kjo as nuk është e mundur. Unë besoj në cilësinë tonë. Nëse e përmbledhim ndeshjen e fundit, na shënuan një gol nga distanca me një goditje të befasishme. Kjo mund të ndodhë edhe tani. Duhet të jemi agresivë, të shënojmë golin e parë dhe të shtojmë menjëherë të dytin, që të mos na ikë nga duart një rezultat i mirë. Besoj se do të përgatitemi mirë për ndeshjen.

Në Moldavi e dinim se duhej të luanim, donim ta thyenim në fushën e tyre, gjë që mund ta shihnit dhe nuk ia dolëm. Me Shqipërinë do të jetë më e ekuilibruar, do të ketë më shumë hapësirë ​​për të vrapuar, gjë që do të kontribuojë në futboll”, deklaroi mbrojtësi i Çekisë.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top