Dridhet Ilir Meta: Duan të më fusin në burg me dëshmitarë dhe kallëzues të rremë. (Gati të ndahet me Berishën për të shpëtuar)
Ilir Meta ka paralajmëruar për herë të parë se ndaj tij po ndërtohet një proces penal nga SPAK, ndonëse shtoi se këto lëvizja janë sipas tij të pashpresa.
Kreu i PL-së u ankua dhe dha alarmin se ndaj tij po përdoren dëshmitarë dhe kallëzues të rremë për ta futur në burg.
Meta ka lënë të kuptohet se është gati të ndahet nga Sali Berisha në këmbim të amnistimit nga SPAK.
“Nuk ekziston asnjë shqetësim i im për dhjetra dhe qindra letra porosi që kanë shkuar, që do të shkojnë dhe mirë bëjnë që shkojnë, kudo në botë sepse unë jam tërësisht i bindur se në të gjithë jetën time publike, gjithmonë kam respektuar ligjin, interesin publik dhe kushdo që mendon se duke inskenuar ngjarje të paqenë me kallëzues të rremë, që janë bërë të pasur dhe kanë probleme me drejtësinë dhe janë punësuar te rilindja. Me dëshmitarë të rremë e lajme të porositura për të frenuar forcën denoncuese të PL dhe Metës ndaj skandaleve të korrupsionit. Këto janë lëvizje të pashpresa. Drejtësia të hetojë sa të dëshirojë, si të dëshirojë, por absolutisht nuk e shmang vëmendjen nga çështjet që kanë dëmtuar Shqipërinë”, ka pohuar Meta për MCN.
Ilir Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, falsifikime, fshehje pasuri etj., në lidhje me lobimin me rreth 1.2 milionë USD në SHBA (para këto të padeklaruara) si dhe për aferën CEZ.
Në SPAK kanë ardhur disa përgjigje të letërporosive, të cilat konfirmojnë shpenzimet e Metës për lobim si dhe shpenzimet për shërbime estetike. /prapaskena.com