Dramatike / Bomba bie “live” teksa vajza palestineze tregon si është të jetosh e rrethuar në Gaza (Video)

Pas sulmit terrorist të Hamasit dhe kundërpërgjigjes së ashpër të ushtrisë izraelite, qindra-mijëra civilë, gra, burra e fëmijë kanë mbetur të bllokuar në Rripin e Gazës.

Një prej tyre është edhe kjo vajzë palestineze e cila tregon se si është të jetosh sot në Gaza, aty ku thuajse çdo minutë dëgjohet një shpërthim e shembet një godinë.

Ajo dëgjohet të thotë në video se po qëndron në banesën e saj, së bashku me familjarët. E teksa shkon për të treguar përreth shtëpisë, dy shpërthime të fuqishme dëgjohen jashtë, teksa vala e shpërthimit ndihet brenda shtëpisë.

Ajo tregon më pas pamjet nga dritarja dhe ballkoni, ku pluhuri nga ndërtesat e goditura ka mbuluar gjithçka.

Për më tepër ndiqni videon:

Scroll to Top