Militantë të Hezbollahut dyshohet se janë futur me parashuta nga Libani në Izrael, raportohet për sulm masiv
Dhjetëra militantë dyshohet se janë infiltruar në një qytet në veri të Izraelit pasi janë lëshuar me parashuta nga Libani. Të paktën 15 deltaplane që mbajnë 1 apo 2 militantë secila raportohet se kanë fluturuar përmes kufirit me Libanin duke u ulur në zonën pranë Avivim, në veri të Haifa-s, Izrael.
“Kemi raportime për 15 parashuta që kanë kaluar përmes Libanit”, është deklarata e bërë pak çaste më parë nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, pa dhënë më tepër detaje.
Po në të njëjtën kohë, raportohet për një sulm me raketa nga territori i Libanit të drejtim të veriut të Izraelit. Në Liban ndodhen militantët e Hezbollahut, shumë herë më të fuqishëm se ata të Hamas, të cilët kanë paralajmëruar se do të sulmojnë Izraelin nëse ushtria vendase hyn në Gaza.