Pasardhësja Skënderbeut Sophie Castriota: Prejardhja ime shqiptare, lidhje me arbëreshët e Italisë
Sophie Castriota, e cila disa herë ka deklaruar se është pasardhësja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, është shprehur se prejardhja e saj është shqiptare. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Australia për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, deklaroi se ka lidhje me arbëreshët e Italisë.
Më tej, ajo theksoi se vetë ka lindur në Australi; ndërsa gjyshja e saj, përpara se të shkonte në Australi, jetonte në Itali.
“Prejardhja ime është shqiptare sipas historikut të familjes time. Ne kemi lidhje me arbëreshët e Italisë, por ne jemi të lidhur me gjakun shqiptar dhe trungu jonë familjar e tregon këtë gjë. Paraardhësit tanë vijnë nga Shqipëria. Unë kam lindur këtu, por gjyshja ime ka qenë në Itali e më pas është larguar për në Australi”- theksoi ajo.