Salih Kabashi: Hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të vendit!

Kohëve të fundit në Kosovë ka nisur një debat i nxehtë në lidhje me hoxhallarët dhe rolin e tyre në shoqëri. Hoxhallarët po sulmohen padrejtësisht dhe në mënyrë tendencioze, e ku, elemente destruktive të kësaj shoqërie po bëjnë përpjekje të minimizojnë rolin i tyre në shoqërinë kosovare, shkruan Gazeta Mejdani.

Përderisa disa njerëz me qëllime të errëta po tentojnë të nëpërkëmbin emrin “hoxhë” dhe dëshirojnë të damkosin personalitete të shquara hoxhallarësh, pikërisht në këtë kohë dhe në mënyrë të dinjitetshme paraqitet intelektuali dhe atdhetari i njohur Sali Kabashi.

Ai në një shkrim të tij e thotë troç dhe botërisht: “Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të saj”.

Sipas Kabashit, hoxhallarët e Kosovës kanë dije, elokuencë, retorikë, tolerancë dhe kulturë të lartë në të folur dhe paraqitje.

Gjithnjë sipas Sali Kabashit, hoxhallarët e Kosovës qëndrojnë shumë më lart se sa shumë profesorë universitetesh.

Më lart se shumica absolute e komentatorëve, opinionistëve e analistëve. Më lart e më sipëriorë se shumë nga politikanët tanë të mbytur në analfabetizmin e tyre të trishtueshëm”, thotë Sali Kabashi.

Intelektali shqiptar, Kabashi nuk e lë pa e përmendur edhe punën atdhetare të hoxhallarëve.

Ai ka shtuar se: “Edhe adhetarisht, sikurse edhe paraardhësit e tyre të lavdishëm, ata qëndrojnë shumë lart krahasuar me krekosësit e shumtë të debateve shterpe e shurdhuese mediatike”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të saj.

Ata me dijen, elokuencën, retorikën, tolerancën e kulturën e të folurit e të paraqitjes së tyre qëndrojnë shumë më lart se sa shumë profesorë universitetesh.

Më lart se shumica absolute e komentatorëve, opinionistëve e analistëve.

Më lart e më sipëriorë se shumë nga politikanët tanë të mbytur në analfabetizmin e tyre të trishtueshëm.

Po se po, hoxhallarët qëndrojnë shumë më lart edhe se secili anëtar i sotëm i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës!

Ndërsa edhe adhetarisht, sikurse edhe paraardhësit e tyre të lavdishëm, ata qëndrojnë shumë lart krahasuar me krekosësit e shumtë të debateve shterpe e shurdhuese mediatike.

Këto fakte, natyrisht se nuk na gëzojnë. Sepse është tepër e rëndë t’i shohësh kaq përtokë e kaq të mjeruar, por edhe shumë arrogantë ata që në çdo komb e shtet në botë përçojnë e përhapin dije, kulturë e edukatë…

Mund të mos na gëzojnë e mund të xhelozojmë për këtë gjendje, por, siç është thënë qysh moti, të merituarit kija inat, po mos ia ha… hakun. /Gazeta Mejdani/

Scroll to Top