VIDEO/ Në Buhal të Përmetit shqiptarët sulmojnë shqiponjën
Në Përmet në fshatin Buhal një shqiponjë ka rënë pre e njeriut. Siç shihet në videon e publikuar nga arsalbania, shqiponja është kapur, i janë thyer këmbët dhe është vendosur në hyrje të porte në një tokë të fshatit.
Shqiponja mësohet se është dërguar në një veterineri dhe shpresohet të ketë shpëtim.
Shqiponja simboli i kombit tonë është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Shqiptarët duhet ta mbrojnë dhe jo ta vrasin shqiponjën pasi po shkon drejt zhdukjes në Shqipëri. Pritet që për ngjarjen në fjalë, të merren masa për përgjegjësit që kanë sulmuar shqiponjën.