QYTETI KU SHQIPTARË E GREKË JETOJNË VËLLAZËRISHT, SIPAS NJË DELVINJOTI
Ardit Bido, kreu i Arkivit Shtetëror, që si historian u angazhua së fundi në denoncimin e projekteve nacionaliste greke të llojit “Beler” për ta çuar një pjesë të Bregut jugperëndimor shqiptar drejt tabelave gjuhuhëshe, ka veçuar qytetin ku shqiptarë e grekë jetojnë vëllazërisht, ku madje popullsia minoritare e atyshme e ka mbrojtur nga djegia prej ushtrisë greke.
Është Delvina, qyteti nga është vetë Bido, nga ishte gjithashtu dhe Sabri Godo, po ashtu denoncues i politikave antishqiptare të fqinjit jugor. Por Bido ndan popullin e thjeshtë me politikën, siç në këtë rast, ku ofron një fakt pak të ditur në opinionin e gjerë shqiptar. /sarandacity.al/