Ja si e “bleu” Greqia Metën e Berishën: Bashkëpunëtorët e tyre, roli i amerikanëve dhe “puçi” që i bënë Fatos Nanos!

Me rënien e diktaturës dhe hapjen e vendit ndaj strukturave euro-atlantike, Shqipëria është vënë përpara një problemi të ri e të mprehtë, që është futja e hundëve të Greqisë në punët e brendshme, duke zbatuar një politikë të stërholluar agresioni politik, ekonomik e kulturor, me pikësynim për të realizuar ëndrrat e saj aneksuese në Shqipërinë e jugut.

Më poshtë paraqitet i shkurtuar një pjesë e materialit të përmbledhur nga një punonjës veteran i Ministrisë tonë të Jashtme, i cili tashmë ka ndërruar jetë, bazuar në informacione të klasifikuara e zyrtare, ka mundur të dallojë politikën shoviniste greke në Shqipërinë e Jugut, nëpërmjet helenizimit, proces që nis me pensionet, dyshtetësinë, kishën, bankat, telefoninë celulare, politikën e jashtme, propagandën, sponsorizimin e krimit, blerje mediash e infiltrim agjenturor dhe në fund futjen e elementëve të spiunazhit grek dhe njerëzve që punojnë për ta në radhët e dy partive kryesore në Shqipëri.

Pra gjendja është e rrezikshme dhe nuk është rastësi që Greqia insiston për të futur në censusin e popullsisë dy elementë si kombësia dhe feja për të nxjerrë sa më shumë grekë, gjë për të cilën ka investuar prej dekadash e sidomos në këto 30 vjetët e fundit, ku shërbimi sekret grek ka kapur edhe individë të pushtetshëm në Shqipëri, individë që punojnë në dëm të kombit shqiptar.

Zbardhet dokumenti

“Greqizimi është një proces që i ka rrënjët thellë në histori, që në vitet 40-të të shekullit XIX, me “Megali Idenë”. Në funksion të këtij procesi është ngritur shovinizmi grek që ka dëbuar nga territoret e tyre qindra e mijëra shqiptarë dhe asimiluar mbi 220 fshatra shqiptare të krishterë nga kufiri shqiptar e deri në Prevezë. Popullata shqiptare myslimane është dëbuar tërësisht. Procesi i helenizimit tani është fokusuar në Shqipërinë e jugut, me një veprimtari të dendur armiqësore ndaj Shqipërisë.

Para lufte greqizimi nuk njihej në qytetin e Gjirokastrës e të Sarandës, kurse tani plani i tyre ka nisur të japë fryte. Ambicia greke ka qenë trekëndëshi Sarandë-Gjirokastër-Himarë, e me pararojë deri në Nartë, Zvërnec e Poron mbi Vlorë. Në krye të procesit antishqiptar është vendosur shërbimi sekret grek, i cili mbështetet nga lloj-lloj shoqatash që pretendojnë Vorio-Epirin.

Zbulimi grek, e jo vetëm, duke ndjekur platformën e merimangës shoviniste greke, mundi të hapë shkolla greke që në kohën e diktaturës, ndryshuan kombësinë e shumë fshatrave në Gjirokastër e pas vitit 1990 i janë turrur zonës bregdetare nga Saranda në Vlorë, duke i shpallur fshatrat minoritare greke. Në Korfuz u fuqizua sistemi i valëve televizive në mënyrë që në këtë zonë të përhapej e dominonte kultura greke.

Organizatat verio-epirote janë më aktive e më agresive se kurrë. Deri në vitin 2005, objektiv i agjenturës greke ishte kryesisht Saranda, e pas vitit 2005 fokusi ka qenë Himara. Për zbatimin e platformës antishqiptare nga shovinistët grekë, janë vënë në rresht vetë shteti grek nëpërmjet zbulimit agjenturor, ambasada greke në Tiranë konsullatat greke në qytetet e jugut, si dhe televizioni nëpërmjet emisioneve dhe njerëzve të paguar. Merimanga shoviniste greke vepron me metoda të sprovuara e të stërholluara.

Ndërhyrja në banka

Synimi madhor është të zmadhohet me çdo mjet e formë numri i popullatës minoritare. Qëllimi i agjenturës greke ka qenë që në fund të këtij procesi greqizimi të regjistrohen 200 mijë minoritarë në të gjithë Shqipërinë.

Këtu të përfshihen edhe ata shqiptarë që nëpërmjet pagesës të deklarohen grekë. Në këtë proces të ethshëm e të pandalshëm të agjenturës greke, në krye është vendosur inteligjenca minoritare, të cilën PPSH dikur e vendosi në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, institucionet sociale e deri në dikasteret e rëndësishme të shtetit, përfshi edhe brenda qeverisë.

Sot nga kjo inteligjencë që punon për Greqinë i ke deputetë në parlament dhe me funksione në partitë kryesore në Shqipëri. Në fushën ekonomike agjentura greke ka infiltruar njerëzit e saj, gjë që dëshmohet me bankat, investimet në zonën Gjirokastër-Sarandë-Himarë, që lidhen kryekëput me organizatat vorio-epirote. Të gjitha investimet greke drejtohen nga njerëzit e asfalisë greke. Në media, zbulimi grek ka investuar me pagesa dhjetëra milionë euro në portale e gazetarë që punojnë për interesat greke dhe helenizimin e Shqipërisë së Jugut.

Kisha dhe censusi

Në këtë proces është përfshirë edhe kisha, kupola drejtuese e së cilës dyshohet se i përket zbulimit grek. Edhe priftërinjtë e rinj janë shkolluar në Greqi e më pas kthehen dhe bëhen pjesë e përçimit të greqizimit. Kishës i jepet tokë më shumë dhe kudo që ajo kërkon. Kjo shkon në sinkron me ndërtim kishash ortodokse vend e pa vend kudo në Shqipërinë e Jugut dhe sipas një platforme të qartë.

Përveç kombësisë, zbulimi grek ka ndikuar fort që të futet në censusin e popullsisë edhe regjistrimi sipas fesë. Duket ironike sesi shteti grek, që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk zbaton as vetë ndonjë praktikë të tillë regjistrimi, edhe pse është vend anëtar i BE-së, e kërkon këtë tek Shqipëria. Nëse në censusin e popullsisë zbatohen këto dy kritere, kombësia dhe feja, që janë skenar i pastër i zbulimit grek, kjo do të ishte tradhtia më e madhe që i bëhet Shqipërisë. Nga analiza e bërë rezulton se shumë politikanë shqiptarë zbatojnë skenarin e zbulimit grek, e këtu duket se ka rrënjët e thella edhe tranzicioni ynë prej më shumë se 30 vjetësh, me të njëjtët figura në politikën e lartë, sidomos në opozitën aktuale.

Duket e habitshme se si PD, pas rrëzimit të komunizmit, nuk e ngriti çështjen çame dhe zyrtarët e saj në këtë çështje bënin të paditurin, duke shpresuar të merrnin ndihma nga grekët. Sot në Shqipëri, me miratimin e së djathtës, i është ngritur bust në Dropull Vasil Shahinit, një agjenturë që në kohën e Zogut, por që Sigurimi e gjeti fajtor dhe e dënoi me burg. Por “demokratët” e bënë hero dhe i ndërtuan bust, pikërisht një antishqiptari të tërbuar që luftonte me flamurin e Vorio-Epirit. Se si qëndron e vërteta historike për çamët në një anë dhe Vorio-Epirin në anën tjetër e ka sqaruar historiani ynë i madh Kristo Frashëri. Dyshohet se 60-70-% e SHISH-it të sotëm është në funksion të krerëve të sotëm të opozitës. Agjentura greke po synon që të heqë shtetësinë shqiptare e të fusë shtetësinë greke për ata që kanë dyshtetësinë. Kjo politikë helenizimi ka futur rrënjë thellë me pensionet. Por nuk u mjaftuan me kaq.

Zbulimi grek, duke shfrytëzuar politikën e shitur, futi në Himarë Belerin, që e donin për kryetar Bashkie, në mënyrë që të përshpejtohej procesi dhe të zbatojë në Censusin e popullsisë projektin për helenizimin e Shqipërisë së Jugut dhe pas këtij procesi të nisin kërkesat për autonomi dhe shkëputje. Duket qartë se “merimanga” shoviniste greke, ka synime antishqiptare, për këtë duhet që të bëhet çmos që në Census 2023 të mos përfshihen pyetjet për kombësinë e fenë, pyetje që nuk i zbaton shumica e vendeve anëtare të BE-së, përfshi dhe vetë Greqinë.

Politika dhe fijet e shtetit grek

Pra po ta analizosh me hollësi, me keqardhje duhet thënë se platforma shoviniste greke, jo vetëm që është zbatuar, por ajo po hedh rrënje te thella, e cila do t’i kushtoje shume rënde shtetit shqiptar, nga veprimet antikombëtare të Berishës vetëm për të qëndruar në pushtet dhe shumë politikaneve të tjerë. Krahas Berishës një rol shumë negativ nisur nga fitimi nëpërmjet korrupsionit ka luajtur Ilir Meta, me prapaskenat e tij politike pro-greke dhe ekonomike, i tërhequr në bashkëpunim nga Anastas Angjeli. Ky e lidhi me Kokalisin dhe ambasadën greke, ku nuk kishte natë të mos darkonin bashkë me këta punonjës, e cila luante një rol negativ ne ambientet publike dhe nuk mund të mos binte në sy të shërbimeve të huaja agjenturore.

Gjatë periudhës së Ilir Metës shteti grek pushtoi ekonominë e vendit, median e cila është e varur totalisht nga shërbimi zbulimit grek nëpërmjet reklamave qe investojnë në shtypin e shkruar dhe median elektronike. Nëqoftëse do te shkoje te shkruaje një qytetar fjala vjen një artikull për Janullatosin asnjë nga gazetat nuk e merr përsipër dhe nuk pranon. Por drejtimi kryesor i zbulimit grek ka qene sistemi bankar,ku ata kane arritur 60% te vene nen kontroll.

Ky zbulim kishte si qellim kryesor qe te vinte nën kontroll edhe Bankën e Kursimeve nëpërmjet Anastas Angjelit, por nga këmbëngulja e ish Guvernatorit te Bankës Shkëlqim Cani dhe ndërkombëtareve nuk mundi të blihej nga greket. Për këtë ata vepruan me planin operacional rezervë, duke propaganduar dhe dezinformuar se Banka e Kursimeve po falimentonte. Nëpërmjet këtij operacioni zbulimi grek donte te krijonte në popullin shqiptar gjendjen e vitit 1997, të kohës së piramidave. U desh ndërhyrja e SHBA nëpërmjet ambasadorit Limpreht që ky operacion të dështonte. Sipas burimeve të besuara përkrahësit më produktiv kohët e fundit për shtetin grek janë përveç PDNJ, Omonias dhe minoritareve, janë Paskal Milo, Sali Berisha, Anastas Angjeli.

Ndaj Fatos Nanos shteti grek ka ngelur i zhgënjyer dhe e kane parë si një person jo të besueshëm për arsye se Bankën e Kursimeve ja dha austriakeve, aeroportin e Rinasit gjermano-amerikaneve. Vlorën (plani Ambo) amerikaneve, linjat hapësinore ajrore amerikaneve. Pra nga këto objekte shumë strategjike shteti grek nuk përfitoi asgjë, prandaj dhe në zgjedhje ambasadori grek doli hapur kundër Nanos duke punuar në rrëzimin e tij nga pushteti.”/SOT

Scroll to Top