Gjaku nuk bëhet ujë / Devoll, të djegur nga malli, familja Mulla kthehet në vendlindje pas 85 vitesh

Baban/ Të shumtë janë shqiptarët që kanë ikur dhe ikin nga vendlindja e tyre, port ë paktët janë ata që kanë ikur prej 85 vitesh si Remzi Mulla dhe kthehet pas kaq vitesh me familjen në vendlindje. Në këtë vizitë aq shumë të pritur, Remziu shoqërohet nga një pjesë e familjes së tij që ka krijuar në Australi.

Fshati Baban në Devoll ku lindi nuk ka ndryshuar shumë, janë po të njëjtat shtëpi të vjetra dhe pak të rinj sheh rrugëve.

Malli për vendlindjen e përfshin Remziun sapo sheh gurët e shtëpisë ku ka lindur. Drini, djali i vogël i Remziut e ka vizituar Shqipëri tri herë të tjera, ndaj këtë herë dëshironte që i ati të kthehej në atdhe.

Remziu nuk i mban dot lotët teksa ecen nëpër fshat dhe shtëpi, kujtimet e tij i ka të pakta pasi ka ikur qëkurse ishte 2 vjec. Komshinjtë dhe të afërmit janë të gatshmë ti tregojnë si jetonte familja e tij. Remziu që kthehet pas 85 vitesh arrin të njohë shtëpinë e tij dhe vendin ku familja babai dhe nëna e tij e kanë lindur para se të iknin në Australi. Ndihet I keqardhur që nuk ka ardhur më përpara, por është i lumtur që arriti të kthehet pas 85 vitesh në vendin ku ka lindur.

Të njëjtën dashuri për atdheun kanë edhe nipërit e Remziut, të cilët flasin me krenari për origjinën e tyre.

Drini tregon:

“Unë jam nipi i Remziut. Është hera e katërt që vij në Shqipëri. Më pëlqen ky vend, Shqipëria është vend i bukur, ka male të bukura. Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtet jemi shqiptarë, nga ky vend, nga ky fshat. Nga historia e Shqipërisë njoh Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar, kam lexuar për të. Njoh Tiranën po ashtu, e kam vizituar dhe është shumë e bukur, si kryeqytetet e tjera evropiane. Unë po studioj për inxhinieri mekanike dhe nëse më krijohet mundësia mund të punoja duke jetuar në Korçë, sigurisht nëse do të paguhesha mirë”. Ky material ka një mësazh të madh brenda, kudo që të shkoni pë rasa vite të jenë, mos harroni vendlindjen, kthehuni qoftë edhe për pak kohë dhe prezantouani fëmijëve dhe nipërve. Gjaku nuk bëhet ujë.

Scroll to Top