Dosja / Artan Santo sherr me Irfan Hysenbelliun 1 javë para se të vritej tek dera e bankës, ja çfarë tha Fania në prokurori

Konfliktet e mundshme me Irfan Hysenbelliun për shkak të ortakërisë në biznese, është një nga pista që ka ndjekur prokuroria për të zbardhur vrasjen e Artan Santos në mes të ish Bllokut, e konsideruar si një vrasjet e nivelit më të lartë që pas atentatit ndaj Azem Hajdarit dhe ish deputetit Fatmir Xhindi.

Për herë të parë Prapaskena do të publikojë pjesë-pjesë dosjen e vrasjes së Artan Santos, ku në pah dalel edhe raporti konfliktual me Irfan Hysenbelliun.

Fillimisht, Fania dhe Santo kanë themeluar kompaninë Fokus Group, 50 % me 50 %. Më pas kanë blerë për 6.8 milionë euro News 24, Ballkan Web, Radio Rash, Gazeta Shqiptare. Më vonë kanë blerë edhe Universitetin Luarasi për 800 mijë euro.

Santo dhe Fania kanë marrë edhe një kredi tek banka Credins e Santos, me vlerë 1.8 milionë euro për të mundësuar blerjen.

Duke parë se mediat po kontrolloheshin nga Irfani, i cili po i përdorte për intetesat e tij ekonomike, Santo ka ushtruar trysni ndaj Irafanit për t’i shituar 50 % të aksioneve. Santo ka kërkuar që aksionet t’ia shesë Irfanit për 4.2 milionë euro.

Nga ana e tij, Irfani nuk kishte mundësi për ta përballuar këtë shumë. Tensioni është shtuar kur Irfani ka publikuar në televizion një video mbi skandalin e ndërhyrjes dhe zhdukjes së të dhënave në serverin e tatimeve.

Videoja duket se prekte interesa të Santos dhe nuk duhej trasmetuar. Santo ka marrë në telefon të ndjerin Kasem Hysenbelliun, të cilin Irfani e kishte vendosur drejtor tek News 24. Santo i ka kërkuar llogari Kasemit se pse ishte transmetuar videoja./ ekskluzive.al

Scroll to Top