Haradinaj tregon marrëdhënien me Radojiçiç kur ishte kryeministër, zbulon lajmin më të keq që i dha që e priti shumë keq!
Milan Radojiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe është një ndër personat që cilësohet si përgjegjës për sulmin terrorist të 24 Shtatorit në veri të Kosovës. Pikërisht për të, foli sonte në “Opinion” edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai tha se e ka takuar Radojiçiç-in vetëm gjatë mandatit të tij në 2018-ën, për ta informuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas Haradinajt, që atëherë Radojiçiç ka ikur nga Kosova.
-Kush është Milan Radoiçiç?
Ramush Haradinaj: Milan Radojiçiç ka qenë nënkryetar i Listës Serbe. Gjatë qeverisjes time e kam takuar, kur kam formuar ushtrinë. Nuk ka qenë i ndjekur nga drejtësia e Kosovës as i sanksionuar nga SHBA. Në momentin e krijimit të ushtrisë janë ndarë rrugët me të.
-Në ç’kuptim?
Ramush Haradinaj: Në 2018-ën kur kam krijuar ushtrinë, i kam ftuar në zyrë dhe ju kam treguar që po e bëjmë ushtrinë e Kosovës me përkrahje të amerikanëve.
-Dhe ju ftuat dhe serbët të ishin pjesë e saj besoj?
Ramush Haradinaj: Ishte partia e vetme në parlamentare, Lista Serbe, e vetmja parti që përfaqësonte në parlament serbët e Kosovës. I kam ftuar për t’i informuar me lajmin jo të mirë për ta, që po krijohet ushtria e Kosovës. Ata kanë kërkuar që në ligjet për ushtrinë të futet një nen që ushtria nuk shkon në veri.
-Si mund të futej ai nen, kush mund ta kushtëzojë ushtrinë e një vendi se ku duhet të shkojë?
Ramush Haradinaj: Ka qenë një marrëveshje më e hershme ndaj NATO-s që të shkonim në veri, edhe tani pa konsultim me NATO-n nuk operojmë as në pjesë të tjera të vendit. Gjatë mandatit tim, rezultoi që u shpall një fletë-arrest për të dhe ai e ka lëshuar Kosovën që në mandatin tim.
-Me çfarë merrej?
Ramush Haradinaj: Ai ka pasur një pjesë të madhe vendimarrëse te serbët e Kosovës, ka qenë biznesmen po se po. E kam takuar në bazë të detyrës. Nga viti 2018 unë se kam takuar kurrë më dhe ai është i ikur nga Kosova./tvklan.al