page hit counter SKANDAL: Babai i kryetarit të komunës dhu*on fizikisht një punëtor të ri – Policia hesht me urdhër partiak - Shqipet

SKANDAL: Babai i kryetarit të komunës dhu*on fizikisht një punëtor të ri – Policia hesht me urdhër partiak

Një ngjarje e rëndë dhe alarmante ka ndodhur në Grupçin, ku Bedri Sejdiu, babai i kryetarit të komunës së zhelinës Blerim Sejdiu, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punëtori të ri në një pompë benzine.

Sipas dëshmive, punëtori i ri, i cili po përpiqej të fitonte bukën e gojës me ndershmëri, është sulmuar brutalisht, ndërsa policia, pavarësisht rastit flagrant, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndalimin apo procedimin e autorit.

Burime të afërta me rastin pohojnë se mosveprimi i policisë ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve partiake, konkretisht me urdhër të Adnan Azizit, duke e shndërruar policinë në mburojë të dhunës dhe të paprekshmëve.

Ajo që e bën këtë rast edhe më shqetësues është fakti se ligji nuk po zbatohet njësoj për të gjithë, ndërsa dhuna ndaj punëtorëve të rinj po normalizohet nga pushteti lokal dhe strukturat e kapura shtetërore.

Scroll to Top