page hit counter "Historia nuk duhet harruar"/ Kur populli shqiptar shpëtoi 25.000 italian - Shqipet

“Historia nuk duhet harruar”/ Kur populli shqiptar shpëtoi 25.000 italian

Jemi sot këtu për të përkujtuar 79-vjetorin e shpëtimit te 25 mijë italianëve nga populli shqiptar.

Ne jemi të vendosur pranë Durrësit, të një prej qyteteve më të rëndësishme shqiptare në të gjithë Mesdheun që nga kohët e lashta. Ky qytet është gjithashtu i famshëm sepse një nga betejat më të përgjakshme u zhvillua këtu gjatë luftës civile romake midis Cezarit dhe Pompeut të Madh, të dy fizikisht të pranishëm në këto zona, e cila hyri në analet e historisë antike si “Battaglia di Durazzo”.

Pikërisht këtu, në këtë qytet, edhe Plauto, Katulo dhe Ciceroni i madh jetuan për periudha të ndryshme. Por sot nuk është qëllimi ynë të flasim për historinë mijëravjeçare të Durrësit por të tregojmë një histori shumë më të fundit dhe shumë të pazakontë. Një histori që duhet të jetë temë studimi në shkolla dhe që tregon për ngjarje të jashtëzakonshme që ndodhi vërtet, kur një popull i sulmuar pa asnjë arsye, kujdeset dhe mbron pushtuesin me jetën e tij. Diçka që nuk ka ndodhur kurrë në këto dimensione, në asnjë vend apo hapesir kohe në të gjithë botën. Një sjellje shumë e pazakontë për njerëzimin që në jurisprudencë do të krijonte një precedent; Kur pala e dëmtuar mbron agresorin me jetën e tij.

Kjo është ajo që ndodhi në Shqipëri gjatë vitit të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Është një fakt i ditur historik, por i panjohur për shumë njerëz. Është 8 shtatori i vitit 1943 (armistia firmoset nga qeveria italiane e Badoglio) dhe në Shqipëri janë mijëra ushtarë italianë që papritur e gjejnë veten të humbur dhe të braktisur nga vendi i tyre. Menjëherë pas kësaj, ushtria e Rajhut të Tretë mbërriti në Shqipëri për të gjuajtur të ashtuquajturit “dezertorë italianë”…. Por shqiptarët i mbrojtën dhe në pranverën e vitit 1945, dorëzuan tek autoritetet e reja qeveritare të Italisë që kishin dalë nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, rreth 20 mijë ushtarë dhe rreth 5 mijë civilë italian që punonin në Shqipëri, shëndoshë e mirë….

Scroll to Top