counter create hit E TURPSHME! Berishës i ndërpresin fjalën në Asamblenë e KE, ja çfarë bën kreu i PD… - Shqipet

E TURPSHME! Berishës i ndërpresin fjalën në Asamblenë e KE, ja çfarë bën kreu i PD…

Sali Berisha është lejuar të flasë vetëm 1 minutë në Strasburg, ndonëse koha e parashikuar për ndërhyrjet e folësve është zakonisht deri në 3 minuta.

Ndërprerja e fjalës erdhi pasi Sali Berisha doli nga tema e debatit dhe e zhvendosi fjalën drejt akuzave për situatën politike në Shqipëri.

Berisha e cilësoi situatën në Shqipëri si “krizë zgjedhore”, duke vënë në dyshim lirinë e zgjedhjeve dhe duke i përshkruar ato si “farsë”. Meqenëse tema e seancës ishte tjetër, Presidentja e Asamblesë, i ndërpreu fjalën dhe ia kaloi diskutimin folësit pasardhës, duke vënë në dukje se Berisha kishte dalë nga tema e parashikuar e debatit.

Ndërprerja e fjalës në Strasburg nuk e ka penguar Berishën që me “kokfortësi” të vazhdojë me fjalën, megjithëse presidentja e Asamblesë e vendosi në dijeni që i është fikur mikrofoni dhe fjala e tij nuk po përkthehet. Shikoni videon me poshtë:

Scroll to Top