counter create hit ÇMENDURI! FREDI BELERI "ZBULON" ORIGJINËN E EDI RAMËS: NËNA E TIJ ËSHTË GREKE NGA HIMARA, MBANTE MBIEMRIN KOLEKA! AI NA URREN, POR... - Shqipet

ÇMENDURI! FREDI BELERI “ZBULON” ORIGJINËN E EDI RAMËS: NËNA E TIJ ËSHTË GREKE NGA HIMARA, MBANTE MBIEMRIN KOLEKA! AI NA URREN, POR…

Eurodeputeti Fredi Beleri ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median greke Parapolitika.gr, duke pretenduar se origjina nga nëna e kreut të qeverisë shqiptare është greke.

Sipas Belerit, nëna e Edi Ramës, Aneta Rama-Koleka, ishte nga Mali i Himarës dhe i përkiste familjes Koleka, të cilën ai e cilëson si “familje me origjinë greke”. Ai shton se vëllezërit e saj kanë studiuar në Korfuz dhe se zona e Himarës është historikisht minoritare.

“Pikërisht për shkak të origjinës së tij, Edi Rama ka një kompleks dhe një antipati ndaj çdo gjëje greke. Ky është një delir i vazhdueshëm anti-grek, që i shërben për vota”, është shprehur Beleri.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se Rama është “po aq grek sa zyrtarë të lartë të shtetit grek”, duke përmendur ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias dhe zëvendësministrin Stefanos Ghikas, të cilët sipas tij vijnë nga i njëjti fshat me nënën e kryeministrit shqiptar.

Beleri ka rikujtuar gjithashtu kundërshtimin e Ramës ndaj Marrëveshjes së Detit me Greqinë, duke e cilësuar atë si pjesë të një strategjie të qëllimshme politike dhe psikologjike.

Deklaratat kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa tensionet mes Tiranës dhe Athinës duket se po marrin një tjetër dimension politik dhe mediatik.

Scroll to Top