Rama në Knesset: “Nuk ka bekim më të madh për Shqipërinë se të ketë miq, Izraelin dhe vendet arabe”
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në parlamentin izraelit (Knesset).
Rama theksoi në fjalën e tij se miqësia me Izraelin dhe vendet arabe është një bekim i madh për Shqipërinë.
Ndërkohë u shpreh mbi domosdoshmërinë e një bashkëjetese, mes dy popujve, izraelitëve dhe palestinezëve, duke lënë në të shkuarën armiqësinë dhe konfliktet.
Rama: Uroj që paqja abrahamike të vijoj. Duke parë në sy një të ardhme më të ndritur siç kanë UAE apo pak të tjerë. Paqe jo vetëm është e mundur por mund të ngrejë popujt dhe kombet paqedashëse. Shqipëria nuk do ndodhej më e bekuar që Izraelin dhe vendet arabe i ka mike përfshi Turqinë.
Zoti kryetar ju e dini që hebrenjtë flasin por nuk e dinit që djemtë ballkanik flasin më gjatë. Siç e hapa me fjalët e një martiri arab për paqes e mbyll me fjalët e një rabini. Duke folur për Izraelin dhe Palestinezët nga thellësia e zemrave ju flasim qytetarëve ashtu dhe palestinezëve ti hapin fund akteve të armiqësisë, të ruajmë dinjitetin njerëzor.
Po hyjmë në një udhë të re që do hapë rrugën për një epokë paqeje për të ardhmen, memoria e tyre të jetë bekim, le të lulëzohet shteti i Izraelit në përjetësi dhe në dinjitet populli palestinez dhe të dy të jenë së bashkë në të ardhmen.
