counter create hit KORINTHI PLOT ME ARVANITAS. FSHATI ARBËROR MUZAKAJ, ATY KU ARVANITËT SHPËTUAN DJALIN E SULLTANIT, QË E KISHIN PENG KAÇAKËT - Shqipet

KORINTHI PLOT ME ARVANITAS. FSHATI ARBËROR MUZAKAJ, ATY KU ARVANITËT SHPËTUAN DJALIN E SULLTANIT, QË E KISHIN PENG KAÇAKËT

Korinthi
(E gjithë periferia në këto anë është e banuar nga popullsi me origjinë shqiptare)

Më 10 shtator 1983 shkova në Angjellokastros të Korinthit. Është një vend malor, rreth 900 metra mbi nivelin e detit. Atje takova të atin e papas Nikola Dhafnis. E pyeta për vendlindjen dhe ai m’u përgjigj:

“Kam lindur në këtë fshat dhe po këtu dua të vdes.”

I ati i Dhafnis rrëfen se e gjithë periferia e këtyre anëve ka origjinë shqiptare.

Muzakaj, i shndërruar në Martino (Manarake)

Mjafton vetëm një dialog me pastorin e fshatit për të kuptuar historinë e shndërrimit të emrit të fshatit nga Muzak (Muzakaj) në Martino ose “Manarake”. Në këtë bisedë, pastori rrëfen se gjatë pushtimit osman sulltanit i rrëmbyen djalin. Arvanitasi nuk i bën keq një të pafajshmi; prandaj banorët e Muzakës ua rrëmbyen djalin kaçakëve që e kishin marrë peng dhe ia dorëzuan sulltanit, shëndoshë e mirë.
FB: Thënie për shqiptarët
_____________
Titulli: Rrugëtimi i një arbëreshi. Jeta, vepra, kujtime…
Autori: Antonio Bellusci
Bashkëbiseduese dhe recensuese: Ornela Radovicka
Redaktore: Elona Qose
Botuesi: Tiranë, Maluka

Scroll to Top