SUPERLAJM/ Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit
Prezentimi i Projektligjit të REZOLUTËS, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6411, ku përmesë dëshmive të bollshme paraqiti diskriminimin sistematik të komunitetit etnik shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.
Kështu Rezoluta, pasi të kalojë vlerësimin e komisionit, kjo do të raportohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të dërgohet në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për votim. Pasi të miratohet sipas propozimit të parashtruar, Rezoluta në fjalë, i kalon Senatit të SHBA-së, pasi Senati miraton, rezoluta si projektligj do t’i dërgohet Presidentit të SHBA-së, për nënshkrim.
Miratimi i Projektligjit të Rezolutës, përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të popullsisë shqiptare.
Kjo rezolutë krijon bazë normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit, siç përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare.
Zbatimi i kësaj rezolute do të kontribuojë në një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar të çështjes së Krahinës Shqiptare, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rendin juridik demokratik.
Është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies të mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve etnikë në Serbinë Jugore, njëkohësisht është edhe në mbrojtje të vlerave demokratike, kurse për Krahinën ton ka veçori-dallohet sepse jemi autokton, pastaj kemi shprehur vullnetin plebishitar, dhe kemi manifestuar sakrificën edhe kemi mbrojtur pragun përmesë luftës së armatosur.
Ky është NJË ZHVILLIM ME TRETMAN dhe vlerë HISTORIKE, se ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së, dhe çështja e Krahinës son në instanca e mekanizma më të lart të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-ës.
Kjo fletë se në këtë Krahinë ka një diskriminim sistematik dhe mbi të gjitha nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, pra është një kapitull i ri dhe një moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine, është një mbështetja thelbësore që tani e tutje nga Rezoluta me numër H.R. 6411, do të kemi edhe nga Admininstrata më e lartë Capitol Hill-Shtëpia e Bardhë.
Pas ne kemi mbajtur Referendumin e 1 e 2 Mars 1992,dhe sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.
Zbatimi i Rezolutës, së miratuar është veprim konkret me efekte dhe ndikim ndërkombëtarë, dhe do të reflekton shumë pozitivisht edhe në ndërkombëtarizimin e mëtejm, të çështjesë së pazgjidhur të kësaj Krahine do të rritet, shtohet dhe presim intesifikim, dinamizim jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga instanca të BE-ës dhe OKB-ës.
Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, kur kësaj i shtojm, si:
Mospërfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore të ndieshme të sigurisë, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine.
Moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, në Serbi jetojm në kushte pushtimi klasik, ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, stopimi i menjëhershmë i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime, u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
Kjo shenon se e kemi shprehur vullnetin plebishitar si Komunitet i organizuar edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe KËRKON ZGJIDHJE TË DREJTË, të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, të vazhdohet edhe në nivelin më të lartë të BE-s, dhe OKB-ës, që ta kushtëzojn dhe detyrojn Serbinë në realizimin e zbatimit të gjithë marrëveshjeve, dhe kjo Krahinë përfundimisht të zgjidhje.
