counter create hit "ZVER VEIZI VIDHTE UNAZA GRASH", JA PSE I SOLLI EDI RAMA! ÇUDIT AVOKATI KUJTIM CAKRANI - Shqipet

“ZVER VEIZI VIDHTE UNAZA GRASH”, JA PSE I SOLLI EDI RAMA! ÇUDIT AVOKATI KUJTIM CAKRANI

Avokati Kujtim Cakrani ka bërë deklarata të forta dhe polemike lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës dhe duke vënë në dyshim statusin e një prej viktimave të asaj proteste, Ziver Veizit.

I ftuar në A2, Cakrani deklaroi se Veizi kishte precedentë penalë në Greqi dhe se nuk jetonte prej vitesh në Shqipëri, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare. Sipas tij, ai ishte dënuar për vjedhje dhe vendimi ishte dhënë nga gjyqtari Gramoz Levanai, gjatë kohës që ushtronte detyrën në Gjirokastër.

“Ishte një kryengritje e armatosur për të rrëzuar rendin kushtetues. Donin një ’97 të dytë. Ziver Veizi kishte 20 vite që nuk vinte në Shqipëri. Erdhi enkas nga Greqia vetëm për protestën. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them”, u shpreh Cakrani.

Ai shtoi se, sipas tij, bëhej fjalë për “krim shtetëror”, pasi opozita e asaj kohe ishte pjesë e pushtetit dhe se duhet të hetohet gjithçka nga fillimi.

Cakrani hodhi dyshime edhe mbi autorësinë e vrasjeve, duke thënë se nuk është e qartë nëse viktimat u vranë nga Garda e Republikës apo nga ajo që ai e quajti “partia që kërkonte heronj”.

“PS është parti që do heronj. I nxori në pritë Edi Rama dhe Taulant Balla”, deklaroi ai.

Avokati zbuloi gjithashtu se Ilir Meta ka dëshmuar për rreth një orë në SPAK, ku ka dhënë versionin e tij për ngjarjet e 21 Janarit. Sipas Cakranit, shërbimet e huaja kishin paralajmëruar se do të kishte viktima dhe se Meta kishte dërguar një letër para ngjarjes ku parashikohej skenari.

Scroll to Top