counter create hit E PABESUESHME BLEONA MATA U RRËMBYE NË KUKËS DHE U SOLL NË VLORË TEK VAJZA QË NUK BËNTE FEMIJË. BLEONA JETON, JA... - Shqipet

E PABESUESHME BLEONA MATA U RRËMBYE NË KUKËS DHE U SOLL NË VLORË TEK VAJZA QË NUK BËNTE FEMIJË. BLEONA JETON, JA…

Pesëmbëdhjetë vite pas zhdukjes që tronditi opinionin publik, një dëshmi e re dhe e fortë premton të hedhë dritë mbi fatin e Bleona Matës.

Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit, ndërsa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe ndodhet në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, një shtetas ka rrëfyer një skemë të dyshuar rrëmbimi, që sipas tij, ka ndodhur brenda komunitetit të fshatit.

Në statusin e saj të plotë, Beqiri shkruan:

“Sot, 15 vjet pas ‘zhdukjes’ së Bleona Matës: sipas informacioneve më të fundit, të thëna nga një shtetas, Bleona Mata, vajza 6-vjeçare e rrëmbyer në Zapot të Kukësit, është marrë nga një fshatar i po atij fshati dhe është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, te vajza e tij që nuk kishte fëmijë. Pas 3 muajsh, kjo familje bashkë me Bleonën kanë ikur në Greqi dhe vitet e fundit ndodhen në Gjermani. Bleona Mata jeton.”

Edhe pse këto informacione mbeten ende të paverifikuara zyrtarisht, ato hapin një pistë të re hetimi për një nga rastet më të dhimbshme dhe më të pazbardhura në Shqipëri.

Scroll to Top