counter create hit “Njerku më martoi me djalin e tij, ai i preu kokën nënës sime!” Historia e tronditëse e Teutës (Video) - Shqipet

“Njerku më martoi me djalin e tij, ai i preu kokën nënës sime!” Historia e tronditëse e Teutës (Video)

Teuta vjen në “Shihemi në Gjyq” për t’u përballur me djalin e xhaxhait, Tetemin. Përpara se të dalë te konflikti me të, ajo rrëfen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan historinë e saj të dhimbshme. Ka lindur nga një marrëdhënie e cila nuk u kurorëzua kurrë me celebrim. Babai ishte i martuar me një grua tjetër që jetonte në Ballsh, por jetonte në Tiranë me nënën e saj.

Teuta: Mamaja ka qenë e shtruar në spital, babai im ishte kryeinfermier në sanatorium.

Ardit Gjebrea: U dashuruan aty në spital?

Teuta: Në spital dhe e ka marrë në shtëpi. Pa bërë celebrimin, linda unë.

Eni Çobani: Por ndërkohë babai figuronte i martuar, apo jo?

Teuta: Po, po.

Ardit Gjebrea: Në cilën shtëpi e mori, mbante dy nuse?

Teuta: Jo, e kishte lënë atë.

Ardit Gjebrea: Ah, ishte ndarë? E kishte bërë divorcin babai?

Eni Çobani: Tani, gruaja e parë ku rrinte?

Teuta: Gruaja e parë ishte nga një fshat i Ballshit.

Eni Çobani: Po, ku rrinte në atë kohë?

Teuta: Në Ballsh. Ishin ndarë.

Në krye të tre vjetëve nga lindja e saj, i ati u burgos për agjitacion e propagandë nga regjimi i diktaturës dhe Teuta s’e kujton. Dajat vendosën ta martonin nënën e saj, e cila në familjen e re gjeti tre fëmijë.

Njerku, i cili e kishte përzemër Teutën, ngulmoi ta martonte me njërin nga djemtë e tij. Pavarësisht rezistimit të saj, kjo martesë ndodhi dhe Teuta ka një fëmijë me të. Por pas një debati me të shoqin, ajo iku nga shtëpia bashkë me djalin që kishte sjellë në jetë, kurse ai i vrau nënën që për të ishte njerkë dhe vjehrrë.

Teuta: Si ra në burg babi, daja heq mamin dhe e marton. Unë jam rritur ku te daja, ku te tezja.

Ardit Gjebrea: Pse ra në burg babi?

Teuta: Për agjitacion e propagandë politike, në kohën e Enverit. Kur unë isha 3 vjeçe, daja e merr mamanë se kishin frikë në atë kohë…

Ardit Gjebrea: Pra, ju nuk e mbani mend babain?

Teuta: Absolutisht!

Ardit Gjebrea: Deri 3 vjeç ju keni jetuar me babain dhe me mamanë?

Teuta: Po, deri 3 vjeç, pastaj kur bie babai në burg, daja e merr mamin dhe mua, unë jam rritur ku te daja, ku te tezja dhe daja e marton në Molisht të Beratit.

Ardit Gjebrea: Mamaja martohet prapë.

Teuta: Martohet. Atje gjen tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Mua burri i mamasë më ka respektuar dhe më donte shumë, më ka mbajtur për djalin e gjetur.

Ardit Gjebrea: Pse, ty donin të të martonin?

Teuta: Po!

Eni Çobani: Burri i dytë i nënës kishte tre fëmijë dhe donte ta martonte me njërin prej tyre.

Ardit Gjebrea: Ah, se me djalin e gjetur, e bëra lidhjen.

Teuta: Ishim në një familje, u rritëm si motër e vëlla.

Ardit Gjebrea: Ju jetonit në një shtëpi dhe ti e konceptove si një vëlla atje se u rritët bashkë.

Teuta: Po. Megjithatë, mori fund çdo gjë, kam lindur djalin, e kam ’79-ta.

Ardit Gjebrea: Ç’do me thënë “mori fund çdo gjë”?

Teuta: U martova, më mbajti. Nuk më nxori jashtë, do të të mbaj për veten time tha burri i mamasë. Më kuptove?

Ardit Gjebrea: Të kuptova, por me kë e bëre djalin?

Teuta: Me djalin e tij, më mbajti në shtëpi për djalin e tij.

Ardit Gjebrea: E kuptova, por ti edhe pse the që unë me atë jo…

Teuta: Nuk të fus në shtëpi thoshte. Nuk më pranonte as daja, as tezja. Kur u largova, ika, e mora djalin me vete…

Ardit Gjebrea: Pse, u ndave?

Teuta: Po, po. Kam shkuar te njerëzit e babit dhe ai i preu kokën mamasë. Histori e gjatë.

Ardit Gjebrea: Si ia preu kokën?

Teuta: Ia preu se ika unë që ika djalin, e ke mprehur ti.

Ardit Gjebrea: Ia preu në kuptimin figurativ apo e vrau?

Teuta: E vrau!

Ish-burri i Teutës u dënua me 25 vjet burg, por doli pasi vuajti 12 vjet. Djali mban marrëdhënie me të, kurse Teuta s’ka asnjë kontakt. Ajo tregon se ditën kur u largua, i la edhe një letër.

“I kam lënë letër në tavolinë: ‘Mos më kërko!’ Nuk i thashë ku ndodhem. ‘Unë nuk kthehem më’”, përfundoi Teuta./Tvklan

 

Scroll to Top