counter create hit SHIFRA MARRAMENDËSE! JA CILA ËSHTË PASURIA E JAMARBËR DHE ARGITA MALLTEZIT E SEKUESTRUAR NGA SPAK - Shqipet

SHIFRA MARRAMENDËSE! JA CILA ËSHTË PASURIA E JAMARBËR DHE ARGITA MALLTEZIT E SEKUESTRUAR NGA SPAK

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive në pronësi të tyre.

Me këtë vendim, Apeli ka konfirmuar masën e sigurisë pasurore të vendosur më herët nga SPAK, e cila përfshin shuma të konsiderueshme monetare në llogari bankare, apartamente, njësi shërbimi, vila, truall, si dhe kuota në disa shoqëri tregtare.

Sipas trupës gjykuese, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprave penale që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa kërkesa e palës mbrojtëse për heqjen e sekuestrit është cilësuar e pabazuar.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen dhjetëra mijëra euro në llogari bankare në monedha të ndryshme (euro, lekë dhe dollarë), si dhe disa apartamente me sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës, bodrume, njësi shërbimi dhe pasuri të tjera të paluajtshme.

Gjithashtu, vendimi përfshin edhe bllokimin e kuotave në disa kompani private, përfshirë shoqëri të fushës së ndërtimit, investimeve dhe aktivitetit sportiv.

Hetimet ndaj Malltezëve vijojnë, ndërsa autoritetet dyshojnë se pasuritë janë krijuar përmes mekanizmave të paligjshëm dhe janë pjesë e skemave të dyshuara të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Scroll to Top