counter create hit Rama e pranon për herë të parë: Po, nuk është normale që ministrat e mi nuk dalin në debate mediatike - Shqipet

Rama e pranon për herë të parë: Po, nuk është normale që ministrat e mi nuk dalin në debate mediatike

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka pranuar për herë të parë se ministrat e tij nuk shkojnë në debate mediatike dhe shtoi se kjo nuk është normale.

“Pra le të themi se po, e vërtetë, nuk është normale që anëtarët e qeverisë t’i shmangin daljet në sallonet mediatike”, tha Rama duke shtuar se sipas tij “(në fakt, në rastin tonë ne nuk shmangim daljet me gazetarë, po vetëm daljet me udhëheqësit barisalifallistë), por nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standartet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën!”

Kryeministri Komentoi dhe video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, të cilat janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik. Ministra që dalin në kamerat qeveritare dhe bëjnë biseda me vartësit është një politikë e pandryshuar deri më sot në katër mandate të qeverisë Rama.

Shefi i qeverisë tha nga Abu Dabi se kjo ndodh pasi sikurse pohoi ai, i druhet përballjes intensive të ministravevme gazetarët: “Po kaloj tek standartet dhe po them… të na tregoni një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!” /noa.al

Scroll to Top