“SPAK do të arrestojë Flamur Nokën”, juristja plas ”BOMBEN”: Ka favorizuar familjarët kur ishte drejtor
“SPAK do arrestojë Flamur Nokën”, u shpreh Alesia Balliu, e ftuar në Report Tv.
Juristja Balliu, e cila deri disa muaj më parë ishte pjesë e strukturave drejtuese të PD-së në degën e Elbasanit, tha se PD ka në krye njerëz që janë non grata dhe të korruptuar.
Ajo theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, mund të përballet me urdhrin e arrestimit nga SPAK për shkak të banesave të dhëna familjarëve gjatë kohës që ka qenë drejtor.
‘Sa i përket aksionit të Partisë Demokratike, unë shoh një opozitë të fortë, një opozitë dobët, një opozitë që ka nevojë për aleatë, dhe një opozitë që ka pamundësi për të mbrojtur veten dhe pamundësi për të operuar, për të thënë të vërtetën.
Dhe këtë tregojnë faktet, kjo është ajo që tregojnë aksionet dhe shifrat e vogla që Berisha ka tek foltorja dhe pa diskutim dhe skandalet e qeverisë Rama, korrupsioni ku është zhytyr kjo qeveri, prandaj e shoh Partia Demokratike në një gjumë letargjik. Sot Partia Demokratike ka dy probleme kryesore: problemet me drejtësinë dhe problemet me faktorët ndërkombëtarë, të cilët janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor.
Partia Demokratike ka në krye një e korruptuar i cili është non grata. Ka sekretarin Flamur Noka, të cilit do ti pritet urdhëri i arrestit nga SPAK për shkak të banesave që ka dhënë vëllezërve të tij kur ka qenë drejtor në ato vite’, tha Alesia Balliu.
