1937: Shqipëria fluturonte, bota na njihte – e vërteta që nuk u mësua kurrë
Në vitin 1937, Shqipëria kishte tashmë linja ajrore të brendshme funksionale. Në atë periudhë operonte kompania italiane e fluturimeve Ala Littoria, e cila kryente rregullisht fluturime në itinerarin Korçë–Tiranë dhe anasjelltas.
Një biletë origjinale e ruajtur nga ajo kohë tregon se pasagjerja e regjistruar quhej Adelina Kosturi, nga Korça, e cila udhëtonte drejt Tiranës me aeroplan linje – një fakt që sot duket i pabesueshëm për standardet e Shqipërisë së asaj kohe.
Dokumenti dëshmon jo vetëm ekzistencën e transportit ajror të brendshëm në vitet ’30, por edhe një realitet tjetër interesant: pasaporta shqiptare ishte e njohur ndërkombëtarisht, dhe qytetarët shqiptarë mund të lëviznin në shumë shtete pa nevojë për vizë.
Një copëz historie që rrëzon mitin se Shqipëria e asaj kohe ishte e izoluar apo e prapambetur, duke treguar se vendi kishte lidhje ajrore, dokumente të vlefshme ndërkombëtarisht dhe qytetarë që udhëtonin lirshëm.
