counter create hit Arlind Qori refuzon ftesën e Berishës, i përgjigjet me video-mesazh: Jo! Na duhet bashkim me njerëz të ndershëm! - Shqipet

Arlind Qori refuzon ftesën e Berishës, i përgjigjet me video-mesazh: Jo! Na duhet bashkim me njerëz të ndershëm!

Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori ka reaguar pas ftesës që kryetari i PD-së, Sali Berisha u bëri sot partive të vogla për të marrë pjesë në protestën e radhës që do të organizojë opozita.

Përmes një video-mesazhi, Qori ka refuzuar kategorikisht ftesën e Berishës. Sipas tij ai është për të rrëzuar komplet ketë sistem politik duke përfshirë Ramën e Berishën bashkë.

“Jo dje, jo sot, jo nesër. Lëvizja Bashkë nuk ka ndyrur kurrë veten për të qenë pjesë e një sistemi të korruptuar. Jemi për të rrëzuar sistemin e qeverisë Rama dhe këtë sistem të korruptuar dhe të këtij sistemi të kalbur, të korruptuar dhe servil përballë kësaj oligarkie. Na duhet bashkim me njerëz të ndershëm. Lëvizja bashkë do të jetë katalizatore e këtij bashkimi të madh dhe përparimtar.”, tha ai.

Scroll to Top