Mythi mbi Prometheun – Titani i Zjarrit dhe rrënjët iliro-pellazge
Mythi mbi Prometheun u shndërrua në një mit universal, një nga themelet simbolike të qytetërimit njerëzor: zjarri, dija, sakrifica dhe ndëshkimi hyjnor. Por përtej interpretimit klasik grek, ky mit ngre pyetje shumë më të thella mbi origjinën e tij reale etno-kulturore.
Vetë fjala Prometheu mund të lexohet dhe zbërthehet përmes gjuhës shqipe (skype/ilire), duke u ndarë në morfema domethënëse:
- Pro – me – the
- para – më – the
- (më the, më premtove, më fole më parë)
Kjo ndarje nuk është thjesht lojë fonetike, por përputhet drejtpërdrejt me përmbajtjen e mitit:
Prometheu “u tha” zotave, u zotua, veproi sipas fjalës së dhënë dhe u ndëshkua sepse i dha zjarrin njerëzimit, pra dijen dhe ndërgjegjen.
Në mit, ai lidhet mbi shkëmbinj dhe përjeton dënimin e përjetshëm, ndërsa shqiponja (simbol i lashtë ballkanik dhe iliro-pellazg) i copëton mëlçinë çdo ditë. Ky detaj nuk është rastësor: shqiponja është simbol i fuqisë hyjnore, por edhe i territoreve ilire që nga lashtësia.
Këtu lind pyetja thelbësore:
Çfarë ishte Prometheu tjetër, përveçse një figurë e trashëgimisë iliro-pellazge?
Vetë studiuesit grekë pranojnë se mitologjia e tyre është një përvetësim dhe sistemim i miteve shumë më të vjetra, të trashëguara nga popullsi pararendëse të Ballkanit. Greqishtja klasike shpesh nuk arrin t’i shpjegojë etimologjikisht figurat dhe konceptet e saj më të lashta, sepse ato nuk lindën brenda saj.
E vërteta historike është se Antikuiteti ballkanik nuk ishte grek në origjinë, por ilirik dhe pellazgjik, ndërsa kultura greke ishte një fazë e mëvonshme e përpunimit, jo e krijimit.
Prometheu, si figurë që sfidon pushtetin hyjnor për të mirën e njerëzimit, përfaqëson shpirtin e lashtë Ilirik: rebel, i drejtë, sakrifikues dhe i lidhur ngushtë me natyrën dhe dijen.
Prandaj, miti i Prometheut nuk është thjesht “mit grek”, por një kujtesë e thellë e qytetërimit iliro-pellazg, e mbijetuar në formë të koduar, të përvetësuar dhe të universalizuar më vonë. @s.ndrecaj
