counter create hit L. STAVROS STAVRIANOS: "PERANDORIA OSMANE DHE KISHA GREKE, PUNUAN KUNDËR GJUHËS SHQIPE" - Shqipet

L. STAVROS STAVRIANOS: “PERANDORIA OSMANE DHE KISHA GREKE, PUNUAN KUNDËR GJUHËS SHQIPE”

Qeveria osmane e përdori autoritetin e saj për të shtypur gjuhën shqipe sa herë që kishte mundësi. Ajo ndaloi botimin e çdo vepre në shqip dhe po ashtu ndaloi përdorimin e shqipes në mësimdhënie.

Kjo binte në kundërshtim me praktikën e zakonshme të turqve, të cilët zakonisht nuk ndërhynin në çështjet e shkollave dhe të gjuhëve. Shpjegimi për këtë devijim qëndron në faktin se shqiptarët, të ndarë, siç ishin nga feja, përbashkoheshin vetëm nga gjuha e tyre.

Vetëm gjuha shqipe mund t’i bashkonte shqiptarët myslimanë, ortodoksë dhe katolikë. Dhe një gjuhë e përbashkët mund të çonte, ashtu siç kishte ndodhur me popujt e tjerë ballkanikë, në krijimin e një letërsie të përbashkët, në zbulimin e një të kaluare historike të përbashkët dhe, përfundimisht, në zhvillimin e një vetëdijeje kombëtare aktive dhe gjithëpërfshirëse.

Natyrisht, turqit donin ta parandalonin këtë zhvillim, veçanërisht edhe për shkakun se shqiptarët, tradicionalisht kishin përbërë shtyllën kurrizore të forcave të tyre luftarake në Europë.

Edhe autoritetet kishtare greke e kundërshtonin ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, sepse kjo do të pengonte veprimtarinë helenizuese të shkollave dhe kishave greke. Kështu, qeveria osmane dhe zyrtarët e kishës greke i shfrytëzuan qëllimisht ndarjet fetare ndër shqiptarë për të nxitur përçarjen dhe për të penguar rritjen e një ndjenje kombëtare bashkuese.

Udhëheqësit shqiptarë ishin plotësisht të vetëdijshëm për ndikimin përçarës të tri feve. “Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu!” – thërriste pionieri i nacionalizmit, Vaso Pasha. “E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!” Por kjo thirrje nuk gjeti përgjigje për shumë dekada…

  • FB: Thënie për shqiptarët
  • Titulli: The Balkans since 1453
  • Autori: Leften Stavros Stavrianos
  • Botuesi: New York, Rinehart, 1958
Scroll to Top