counter create hit Arvanitët, identiteti i fshehur dhe historia që nuk thuhet - Shqipet

Arvanitët, identiteti i fshehur dhe historia që nuk thuhet

Lajmi që Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis këndoi një këngë për Vitin e Ri 2026 në gjuhën arvanitase (shqip) është më shumë se një gjest simbolik.

Ështe një pranim publik i një të vërtete historike të mohuar: një pjesë e madhe e elitës dhe shoqërisë greke ka rrënjë arvanitase, pra shqiptare.

Arvanitët kanë qenë shtylla e formimit të shtetit grek modern, por gjuha dhe identiteti i tyre u shtypën sistematikisht.

Paradoksi është i dhimbshëm: njerëz me origjinë shqiptare u bënë pjesë e një politike që mohoi, asimiloi apo persekutoi shqiptarë të tjerë.

Rasti i Napoleon Zervës është një kujtesë e errët dhe monstruoze. Një gjeneral me prejardhje arvanitase që u kthye në simbol të dhunës dhe masakrave ndaj popullsisë çame, e cila jetonte në ato troje prej shekujsh.

Ballafaqimi me të shkuarën nuk e dobëson askënd. Përkundrazi, vetëm duke pranuar rrënjët dhe gabimet, shoqëritë mund të ecin përpara me ndershmëri.

Scroll to Top