Ndodh pas shumë kohësh, Armando Broja përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Premier League
Ndodh pas shumë kohësh që Armando Broja të luajë disa ndeshje radhazi nga minuta e parë dhe ndodhi pas shumë kohësh që Armando Broja të marrë thuajse 90 minuta të plota në disa ndeshje radhazi.
Por jo vetëm kaq, tani ndodh pas shumë kohësh që Broja të përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës në Premier League.
WhoScored e ka përfshirë Brojën në formacionin ideal në javën që lamë pas në Premier League duke pasur notën më të lartë dhe duke pasur afër vetes sulmuesin e Neëcastle, Wissa.
Në atë ndeshje Newcastle fitoi 3-1 ndaj Burnley dhe Broja ishte më i miri në fushë nga ana e Burnley.

