Çun Lajçi e quan “TEVEQEL TË SHQIPNISË” Edi Ramën!

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimet e tij më të fundit mbi zhvillimet në Kosovë

Postimi:

Edhe njiherë po t’them: O teveqeli i Shqipnisë!

E lexove se ç’tha Jamie Shea ?

– “Marrja e kontrollit të sigurisë nga KFOR-i do t’i dërgonte një mesazh Beogradit, se veriu nuk është pjesë e Kosovës, por zonë ndërkombëtare e administruar në mënyrë neutrale, dhe kjo do të rriste presionin nga Serbia për ta marrë atë pjesë. Policia e Kosovës duhet të punojë së bashku me KFOR-in për të qetësuar gradualisht situatën…”

S’besoj t’mos e keshë lexua ti as Vuçka!

E sheh pse t’thash teveqel o Kryeministri mjekërr bardhë?

Ti meritoje fjalë ma t’keqe; – por e rrudha gojën se m’erdhi randë nga vetvetja!

Nuk je që s’din, por je që don me t’ra mirë vetëm ty e me u folë për ty; – ja çfarë diplomati t’madh ka Shqipnia?!

Unë po druaj mos t’ka hy mendja ta zavendësosh Lajçakun e t’ia këpusësh damarët Ibrit e t’thahet Mitrovica!

Nuk them se s’je diplomat, je dhe çke me te, por je orientua për keq e sytë tu s’po duen me pa ate që po e sheh bota e Jamie Shea?

Paj ket e pashë edhe unë kurkushi ore, prandaj të shkrova; – kthimi i Kfor-it atje asht kthimi i 1244 dhe i ushtrisë serbe!

Kështu po turret edhe ky Komandanti ynë, që s’e ka fare intelegjencën tande, por trimnia e tepërt sikur s’po e len rehat e dorën po e drejton veç kah Albini, thua se ai asht organizatori i atyne 100 teroristëve serb e po i thotë; – ti je mashtruesi që duhet me ta thye qafën.

– Çudi, qyshë s’i pau komandanti kur u futën n’Banjskë 100 teroristë, kur ky vazhdimisht i soditë bjeshkët e Kosovës!?

Palojeni veshin amani iu kjoftë, se e përralloset ket shqiptari të shkretën. Krejt bota po e shesh se Serbia po don me aneksua Veriun e ju po doni t’ia lehtsoni me kthimin e Kfor-it!

P:S:

– Presidente!

Dikush tha (unë s’kam ndëgjua), se edhe Ju në nji TV e kërkuat Kfor-in atje!

Ishalla janë fjalë zuzarësh, përndryshe del se keni folë gabim!

Scroll to Top