Përse nuk flet askush për këtë?! Pllaka që tregon një vendbanim ilir dhe ndodhet në Landin e Niederösterreich në Austri
Përse nuk flet askush për këtë, kur e gjithë historia dihet dhe është e gdhendur në gur, jo në hamendësime. Dihet saktësisht ku ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur. Kjo pllakë nuk është opinion, është fakt historik. Tregon një vendbanim ilir, një realitet të pranuar zyrtarisht, jo legjendë folklorike. Dhe megjithatë heshtet.
Kjo heshtje nuk është vetëm politike. Është edhe akademike. Tregon sa të shitur janë historianët tanë, sa të nënshtruar ndaj narrativave të huaja, sa të gatshëm të heshtin kur faktet nuk u shërbejnë karrierave, projekteve apo konformizmit. Kur e vërteta është para syve, e gdhendur në gur, ata zgjedhin të shohin nga ana tjetër.
Kjo ndodhet në Landin e Niederösterreich në Austri. Është aty, e pranuar dhe e dokumentuar zyrtarisht, ndërsa tek ne relativizohet, minimizohet ose fshihet. Politika dhe historiografia heshtin së bashku. Dhe kjo heshtje nuk është padije. Është zgjedhje.

