counter create hit Debat i ashpër në Serbi për librat e historisë: Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan - Shqipet

Debat i ashpër në Serbi për librat e historisë: Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan

Në një tekst shkollor të historisë për klasat e gjashta në Serbi thuhet se shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, ndërsa serbët janë të ardhur nga lindja.

Ky konstatim, i përfshirë në librin e autorit serb Mihaljçiq, ka shkaktuar reagime dhe polemika të forta në Serbi.

Historianë dhe media serbe e kanë cilësuar librin si “skandaloz”, duke vënë në pikëpyetje narrativat tradicionale historike.

Megjithatë, me kalimin e kohës, duket se po rritet edhe brenda shoqërisë serbe pranimi gradual i fakteve historike, pavarësisht kundërshtimeve që ende ekzistojnë.

Vetë autori thekson se serbët kanë prejardhje nga viset lindore, ndërsa shqiptarët përshkruhen si popull autokton i Ballkanit.

Scroll to Top