counter create hit "O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës" - Flamur Noka zihet me komentuesit: O bir, të kam vjedhur gjë? - Shqipet

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës” – Flamur Noka zihet me komentuesit: O bir, të kam vjedhur gjë?

Një postim i publikuar sot në rrjetet sociale nga Flamur Noka, ku ai u bënte thirrje qytetarëve të bëheshin pjesë e protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Krahas mbështetjes, postimi është shoqëruar edhe me komente ironike, të cilat kanë sjellë përplasje virtuale mes Nokës dhe disa komentuesve.

Njëri prej komentuesve e ka quajtur “hajdut” ndërkohë që deputeti demokrat i është kthyer duke i thënë: “Të kam vjedhur ty?”.

Kjo nuk është hera e parë që Noka “përplaset” virtualisht me ndjekësit, ku në disa raste nuk kanë munguar as komentet dhe replikat fyese.

Scroll to Top