counter create hit VUK KARAXHIQI PËR SHQIPTARËT ”… gegët mbajnë pushkë shqiptare, si ato në Mal të Zi dhe Hercegovinë; kurse ajo pushka e gjatë që e mbajnë toskët, në Serbi quhet «toska» - Shqipet

VUK KARAXHIQI PËR SHQIPTARËT ”… gegët mbajnë pushkë shqiptare, si ato në Mal të Zi dhe Hercegovinë; kurse ajo pushka e gjatë që e mbajnë toskët, në Serbi quhet «toska»

ETNOGRAFI SERB VUK KARAXHIQI PËR SHQIPTARËT

Qysh në gjysmën e parë të shekullit XIX u vërejt interesimi i madh i disa autorëve për shqiptarët dhe albanologjinë. Ndër ta ishte një numër gjermanësh, çekësh, italianësh, serbësh, kroatësh e të tjerë. Gjuha, historia, etnografia dhe folklori i këtij populli të lashtë të Ballkanit, pasardhës i ilirëve të vjetër, trajtoheshin gjithnjë e më tepër në literaturën shkencore evropiane. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, e më vonë, trajtohen, përveç të tjerash, edhe shumë çështje shoqërore-politike të shqiptarëve nga aspekti i politikës së borgjezisë sunduese të vendeve fqinje, që gjithmonë ka pasur aspirata hegjemoniste ndaj popullit shqiptar liridashës. Shumë autorë në shkrimet e veta kanë provuar t’i falsifikojnë faktet historike, duke u munduar që ta argumentojnë <><><>shkencërisht>> këtë politikë shtypëse serbomadhe dhe megalogreke.

Përkundër kësaj, ekzistonte një varg i tërë autorësh që nxirrnin në shesh të vërtetën për shqiptarët dhe theksonin nevojën e mundësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të bashkëpunimit. Në këtë pikëpamje ishin konsekuentë, para së gjithash, socialistët e njohur Dimitrije Tucoviq dhe Kosta Novakoviq, kurse historiani kroat Milan Shuflaj e përpunoi shkencërisht një periudhë të historisë shqiptare në veprën e tij të njohur «Serbët dhe shqiptarët». Poeti Andria Kaçiq Mioshiq këndoi me plot entuziazëm për luftën heroike të po- pullit shqiptar kundër robërisë turke nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut (1405 Me probleme shqiptare janë marrë Kopitari, Jagiqi, Dositej Obradoviqi, Mark Milani, Lovro Mihaçeviqi, Petar Skoku, 1468).

Sllavenski, Oshtiri, Bariqi e shumë të tjerë. Disa prej tyre kanë dhënë studime të gjera nga kjo fushë, kurse disa të tjerë kanë dhënë lëndë të rëndësishme që ka shërbyer për studime të mëtejshme.

Shkenca ka treguar interesim të veçantë për gjuhën dhe folklorin e popullit shqiptar. Megjithëse monumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe rrjedh që nga shekulli XV (në vi- tin 1462, krahas me një tekst në gjuhën latine Pal Ëngjëlli botoi në Durrës <<Formulën e Pagëzimit në gjuhën shqipe me alfabetin latin), kurse materiali i parë folklorik është botuar në gjysmën e parë të shekullit XVII (në vitin 1635 Fran Bardhi, në Fjalorin e tij latinisht-shqip botoi edhe 103 fjalë të urta popullore), deri në kohën më të re albanologjia është zhvilluar në disa qendra të huaja evropiane e jo në truallin etnik shqiptar, në të cilin kanë mbretëruar me shekuj kushte veçanërisht të vështira shoqërore-historike.

Një nga personalitet që është marrë me shqiptarët dhe albanologjinë në përgjithësi ka qenë edhe Vuk Karaxhiqi, punëtor i palodhur në fushën e folkloristikës, gjuhësisë dhe etnografisë, Vuku ishte njeri me pikëpamje të gjera, me shpirt demokrati, objektiv dhe kritik në punën e tij. Ai e çmonte thesarin e popullit të vet, por i studionte e i respektonte edhe vlerat e huaja. Ai njihte shumë vise, fise e popuj në këtë pjesë të Evropës, ndoshta më mirë se asnjë bashkëkohës i tij; prandaj i drejtoheshin për informime të ndryshme shkencëtarët dhe autorët e njohur nga vendet e tjera. Kështu, p.sh. akademiku francez Ami Bué (Boué) i shkruante Vukut në vitin 1839 që ta informonte se cilat fise shqiptare jetojnë në rrethinën e Prizrenit e të Tetovës dhe t’i shpjegonte disa fjalë shqipe. Vukut i intereson të informohet diçka më tepër për shqiptarët, për shtrirjen e tyre gjeografike, gjuhën, folklorin, etnografinë, rrethanat shoqërore-politike.

Në fjalorin e tij të njohur Vuku jep të dhëna themelore për shqiptarët, që janë mjaft të sakta dhe bukur të gjera, duke i ilustruar me shembuj nga epika popullore serbe (< . раsha Shqipërinë time zemrake»). Në të njëjtën mënyrë e shpjegon edhe fjalën Dukagjin <<. atje ishte Leka kapidani. Si etnograf i mirë i kohës së vet, në atë Rrafshin e Dukagjinit/ Vuku edhe në Fjalor, jep informata të hollësishme për toskët e gegët. Ai, përveç të tjerash, thekson se gegë janë shqiptarët që Jetojnë në viset veriperëndimore, nga ana e djathtë e lumit Shkumbin, kurse nga ana e majtë e tij, toskët. Pastaj përshkruan veshjen e tyre dhe armët («… gegët mbajnë pushkë shqiptare, si ato në Mal të Zi dhe Hercegovinë; kurse ajo pushka e gjatë që e mbajnë toskët, në Serbi quhet «toska»…) të tjerët shqiptarët, kështu, p.sh., në vitin 1844, ai i çon fjalë nga Vjena në Berlin Leopold Rankeut se në një artikull që është botuar më 26 maj në «Allgemeine Zeitung», është shënuar gabimisht «gogë>> në vend «gegë». Me atë rast ai shkruan më tutje se toskët e gegët ndryshojnë pak në të folur e më shumë në veshje.

Letërsia popullore shqiptare është shumë e pasur, e shumëllojshme dhe me vlera të larta artistike. Ky thesar popullor me vlera të paçmueshme është mbledhur dhe botuar në dhje- tëra vëllime, kryesisht në Tiranë dhe në Prishtinë. Ai ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve që në vitet tridhjetë të sheku- llit të kaluar, sikurse ka ndodhur edhe me Vuk Karaxhiqin, të cilit J. Kopitar i çon fjalë nga Vjena që të mbledhë këngë popullore shqiptare dhe kështu ta kultivojë këtë kopsht të vërtetë të perëndisë».

Vuku kishte dëshirë të flaktë që të mblidhte personalisht këngë popullore dhe lëndë leksiku në mesin e shqiptarëve, të mësonte se si ishte letërsia dhe gjuha e tyre popullore, si qenë rrethanat e tyre shoqërore – politike, doket popullore etj. Prandaj në vitin 1827 ai u drejtohet autoriteteve në Petrograd me lutje që t’i jepet pasaporta ruse, në mënyrë që të udhëtonte pa pengesa nëpër Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Greqi, që të mund t’i studionte në mënyrë të gjithanshme këta popuj, para së gjithash gjuhën dhe folklorin e tyre.

Kur iu dha rasti të vizitojë Novi-Pazarin, Vuku shënoi atëherë dhjetë këngë popullore shqipe. Lidhur me këtë ai informon, në vitin 1830, nga Kragujevci Kopitarin në Vjenë dhe i shpjegon se kënga më e gjatë prej tyre ka 30 vargje, kurse më e shkurtra 4 vargje. Ky takim i parë direkt i Vukut me këngën popullore shqipe nuk qe aq fatlum, sepse treguesi i këngë ve nuk i dinte këngët përmendsh, kurse ai vetë kishte bërë përkthim të dobët, ndërsa edhe këngët janë pa ndonjë vlerë estetike, e përveç kësaj ato janë shumë të shkurtra. Nga të gjitha këto, Vuku formoi mendim të gabuar se shqiptarët nuk kanë këngë popullore të gjata. Më vonë, këto këngë i botoi N. Jokli, kurse H. Bariqi dha ndreqjen dhe plotësimin e tyre në numrin e parë të «Arkivit për antikitete, gjuhë dhe e dhe etnologji shqiptare». Vuku ia dërgon Kopitarit këngët e shënuara, kur se në letrën përcjellëse i jep shpjegime se si lexohen germat shqipe >, <

, dhe «dh⟫, e shton: «Sikur të isha më i shëndoshë dhe më i gëzuar, unë do të mund të mblidhja shumë këso këngësh; dhe prapë do të përpiqem në qoftë se bëhem më mirë».

Vukun e interesonte edhe gjuhësia krahasuese. Ai shkroi gramatikën e parë të bullgarishtes, mendonte të shkruante edhe gramatikën shqipe, por këtë ai nuk mund ta realizonte vetëm. Mirëpo, ai interesohej gjithnjë për këtë çështje te Ko- pitari. Ky i shkroi prapë Vukut që ta informonte a ishte e vër- tetë se serbët, bullgarët, vllehët dhe shqiptarët kanë të njëjtin alfabet. Përveç kësaj, Kopitari i shkruante Vukut që të intere- sohej të gjente Ungjillin dhe Dhjatën e Re, që ishte botuar në gjuhën shqipe, në vitin 1827.

Vuk Karaxhiqin e gëzonte lufta heroike e popullit shqiptar kundër turqve. Kështu, në vitin 1835, ai i shkruan nga Kotorri Kopitarit në Vjenë se në Mal të Zi tani e një javë rresht po dëgjohen pushkët e topat prej Shkodrës, sepse atje po luftojnë shqiptarët kundër «ushtarëve të sulltanit që në këtë çast janë mposhtur dhe janë mbyllur në qytet». Duke e ditur se Vuku interesohej për rrethanat e shqiptarëve, në vitin 1831, atë e informuan në Vjenë miku i tij Perunoviq nga Kraleva se boshnjakët dhe shqiptarët e kanë mundur ushtrinë turke në Kosovë dhe se veziri i Shkodrës (Bushatliu) i ka mundur turqit në Mat dhe ka arritur me ushtri në Prizren.

Rrethanat e atëhershme shoqërore-politike në Ballkan, si dhe mosnjohja e gjuhës shqipe, e përveç kësaj edhe gjendja e vështirë shëndetësore dhe financiare, ia bënin Vukut të pa- mundshme që të arrinte rezultatet e dëshiruara në fushën e kër- kimeve albanologjike. Megjithatë, edhe në këso përpjesëtimesh, kjo punë pionieri e Vuk Karaxhiqit është një kontribut i rën- dësishëm për njohjen reciproke dhe mëkëmbjen e kontakteve të drejtpërdrejta në fushën e kulturës ndërmjet dy popujve ta- në fai fqinj në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

(Botuar serbokroatisht në gazetën <<<Politika», Beograd, më 15 shtator 1974).

Shkëputur nga: Gjurme e Gjurmime nga Mark Krasniqi /Trungu & InforCulture

Scroll to Top