Gjetje e rrallë/ Atlas Gjerman i vitit 1900 ku emri Shqipëri figuron deri në Korfuz dhe Greqia nuk ekziston(FOTO)

Trungu & InforCulture.info sjell një gjetje/studim të studiuesit Kreshnik Begu nga Tirana, gjetje kjo e cila mbështetet në një publikim të vitit 1900, më konkretisht në një Atlas Gjerman të para 125 viteve më parë.

Më tutje në këtë artikull do të gjeni gjetjet e tij dhe shpjegimet që ai jep, të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme dhe të papublikuara deri më tani.

Teksti i mëposhtëm është opinion dhe qëndrim i studiuesit:

Shkruan Kreshnik Begu

Dihet, dhe historia tregon se si u copëtuan tokat Shqipëtare nga fuqitë e mëdha ku aty ishte edhe Gjermania . Këto shtete nëpër librat dhe publikimet e tyre kanë pasqyruar te vërteta ndryshime dhe manipulimet që janë bërë dhe këte e tregojnë shenjat apo detajet që këta kanë lënë si në këtë rast . Në rastin e parë që unë hetova në këtë atlas ,ishin hartat dhe njē pjese e detajeve që do ju paraqes në vijim (me aq sa kuptoj unë si studiues i thjeshtë)

Një nga këto detaje është edhe harta me titull “Shtresat dhe lartësitë” ku në këtë hartë tregohen disa vende si malet “Ballkan, Morea etj “, por më e rëndësishmja dhe çudia është se këtu kemi Shqipërinë ,Maqedoninë por asnjë emër të Greqisë!

Harta e mëposhtme

Më tej në faqen 15 me titull “Evropa dhe popullsia ” kemi disa të dhëna që deri dje njiheshin si tē tilla nga shum studiues serioz por që fqinjët tanë duan edhe sot ti mohojnë.

Ku në shënimin që kam bërë shkruhet:

“Popujt më të rëndësishëm Indo- Evropianë të evropës jugore,përveç popujve të zhdukur janë Grekët, Shqiptarët dhe popujt Italik ose të ashtuquajturit Rromakët .

Të dhënat e tjera për shqiptarët mendoj se janë të pasakta dhe shumica të manipuluara .

Figura poshtë tregon popullsitë

Një tjetër detaj që tërheq vëmëndjen është edhe harta ku tregohet Turqia në atë kohë ,ku kufiri shkon ne jug deri tek “Gjiri i Artes” ne veri Kosova dhe troje të tjera shqiptare në lindje Selanik etj. ( Harta poshtë)

Evropa, hartë politike:

Për fat të keq sot Evropa nuk don ta pranojë se si është e vërteta e historike për trojet shqiptare ,dhe fqinjët vazhdojnë aktivitetin e tyre edhe pse të dobësuar, duke mbajtur regjime dhe qëndrime të çuditëshme antishqiptare edhe pse faktet janë kudo.

Ne kjo nuk na inkurajon sepse ne e dimë të vërtetën dhe nuk do ndalojmë duke gjetur dhe publikuar fakte, që e gjithë bota por edhe shqipëtarët e asimiluar brenda trojeve dhe jashtë trojeve shqipfolëse te ndergjegjësohen dhe ta dinë të vërtetën se kujt kombi i përkasin…

Scroll to Top