Clinton rrëfen ngjarjen e veçantë që i kishte ndodhur me kamarierin shqiptar në New York: M’u ul në gjunjë dhe…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur në një restorant në New York, gjatë kohës që nuk ishte më president i SHBA-ve.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë pritëse të tij në Tiranë, Clinton ka treguar se kamarieri shqiptar i restorantit i ishte ulur në gjunjë dhe e kishte falenderuar për atë ç’ka ish-presidenti ka bërë për Kosovën.
Klinton falenderoi gjithashtu shqiptarët për mikpritjen dhe tha se për të ishte një dhuratë e madhe dita e sotme.
“Qysh kur kam lënë Shtëpinë e Bardhë në New York, një kamarier erdhi të merrte porosinë dhe pasi pa kush ishte aty, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë. Më pa dhe më tha falë teje familja ime është gjallë.
Dhe njerëzit e tjerë nuk e kishin idenë. Ishte shqiptar nga Kosova, kudo në New York i gjen. Foli pak me njerëzit aty për jetën familjare, për çfarë kishte ndodhur.
Rezistojini tundimit që t’i trajtoni njerëzit njësoj siç ju trajtojnë. Dikur ju ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë që tani jeni një derë e hapur. Faleminderit që morët gratë drejtuese të OJF-ve dhe i larguar nga rreziqet në Afganistan. Faleminderit për gjithçka keni bërë.
Kur vjen në moshën time, pyet veten pse harxhojnë njerëzit kaq shumë energji për të shkatërruar të tjerët. Sot më dhatë një dhuratë të madhe. Më të madhe edhe sesa nderi.
Më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen, në një kohë që e shkuara mund ta kishte vrarë. Vazhdoni kështu”, u shpreh Clinton.