16 delegatët e Kosovës në shpalljen e pavarësisë që “Nëntori i Dytë” i fshiu nga historia
Historiografia komuniste, përmes propagandës kinematografike, fshiu nga historia plot 16 delegatë të Kosovës, Sanxhakut të Novi Pazarit dhe Maqedonisë, pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, 28 Nëntorin e 1912-ës.
Në filmin “Nëntori i Dytë”, Kosova dhe trojet jashtë shtetit shqiptar përfaqësohen në Vlorë vetëm me figurën e Isa Boletinit.
Të 16 delegatët e tjerë të trojeve shqiptare ishin intelektualë të arsimuar, ndërsa Isa Boletini, prijës i shquar dhe me kontribute patriotike por analfabet.
Delegatët nga Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit e Maqedonia në Kuvendin e Vlorës më 1912:
- Rexhep Mitrovica,
- Bedri Pejani
- Salih Gjuka
- Mehmet Pashë Deralla
- Isa Boletini
- Dervish Bej Mitrovica
- Riza Bej Gjakova
- Ajdin Bej Draga
- Dervish Bej Ipeku
- Zenel bej Begolli
- Qerim Begolli
- Zyhdi Bej Ohri
- Dr. H. Myrtezai
- Nuri Sojlliu
- Hamdi Bej Ohri
- Mustafa Baruti
- Dervish Hima
