“Grekët nuk janë autoktonë”, studimet gjermane zbulojnë lidhjen me pellazgët: Gjuha e konfirmon
Autorja Shpresa Musaj ka studiuar disa studime gjermanike, të cilat konfirmojnë se ilirishtja ekziston.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se sipas teorive, grekët nuk janë autoktonë, ata kanë ardhur në territoret dhe kanë gjetur emërtimet e marra nga pellazgët. Sipas Musajt, studiuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin që gjuha greke nuk është gjuhë pellazge.
“Sipas kësaj teorie, grekët nuk janë autoktone. Ata kanë ardhur në këto territore dhe këto emërtime i kanë marrë nga pellazgët. Përveç kësaj, ata thonë që gjithë literatura e vjetër antike nuk mund të shpjegohet me ligjet e gjuhës greke. Ajo mund të shpjegohet me ligjet e një gjuhe tjetër, por jo me ligjet e gjuhës greke dhe emrat e njohur për veshin tonë si për shembull ‘Athina, Olimpus, Peliponezët’ nuk mund të shpjegohen me këtë gjuhë dhe i përkasin gjuhës pellazge. Pikërisht, e gjithë mitologjia e vjetër, emrat e hyjnive nuk mund të shpjegohen me anë të greqishtes, i përkasin kësaj popullësie, dmth janë dy popullësi të ndryshme nga njëra-tjetra. Grekët erdhën dhe pushtuan këto vënde. Kështu i përvetësuan. Studiuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin që gjuha greke nuk është gjuhë pellazge. Unë po shpjegoj çfarë kanë thënë ata, prurjen e tyre, nuk po them mendimin tim”, u shpreh ajo.